web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjest i madh nga Mandzukic, heq dorë nga rroga e muajit mars... se nuk ka luajtur

16 Prill 2021, 16:13, Sport CNA

Sulmuesi i Milanit, Mario Manxukiç, ka bërë një gjest prej kampioni të vërtetë, teksa ka hequr dorë nga paga e tij për muajin mars, për shkak se nuk ishte i disponuëshëm në këtë periudhë, për shkak të një dëmtimi. Si pasojë, të gjitha të ardhurat e këtij muaji do të kalojnë për bamirësi.

Ky vendim është komplimentuar edhe nga presidenti i Milanit, Paolo Skaroni, i cili vlerëson etikën dhe profesionalizmin e kroatit dhe respektin e tij për klubin kuqezi. ?Një gjest i jashtëzakonshëm. Klubi do të ketë kështu mundësinë për të mbështetur më tej Fondacionin Milan?, u shpreh ndër të tjera Skaroni. Rroga e muajit mars e Manxukiç është afro 300 mijë euro. Kroati ka firmosur kontratë 6 mujore me kuqezinjtë, e cila shkon në total 1.8 milionë euro.





Lajmet e fundit nga