FSHF kërkon shtyrjen e Asamblesë së KOKSH
FSHF ka kërkuar zyrtarisht që të shtyhet Asambleja e KOKSH p...
Një episod i shëmtuar u regjistrua në fundin e ndeshjes mes Vllaznisë dhe Laçit e cila përfundoi me rezultatin 1-0. Futbollistët e të dyja skuadrave u përshinë në një sherr masiv pas vërshëllimës së gjyqtarit Juxhin Xhaja, por protagonist u bë mbrojtësi i Laçit, Erhun Obanor, i cili u tradhtua nga nervat, duke bërë një ndërhyrje horror në stil ?kung fu?, ndaj mesfushorit të Vllaznisë, Herald Marku.
?Panorama Sport? siguroi edhe foto, ku në trupin e Markut shihen shenjat e takave pas goditjes së Obanorit. Mbrojtësi i skuadrës kurbinase rrezikon një dënim shembullor nga Komisioni i Disiplinës, pas këtij veprimi të shëmtuar antisportiv. Fatmirësisht, sherri mbeti i lokalizuar, pasi futbollistët dhe stafet e të dyja kampeve nuk u përfshinë në rëndimin e situatës, por në uljen e gjakrave. Madje, në fund shikohet edhe shoku i skuadrës te Laçi, Albion Marku, që i bën thirrje Obanorit të ruajë qetësinë si dhe duke i kërkuar edhe llogari për veprimin e bërë, që mund të ndikojë shumë te kurbinasit në vijim, pasi ai pritet të dënohet. Në momentin që skuadra e Laçit ka dalë nga stadiumi, Obanor është shoqëruar me forca të shumta policie, por nigeriani nuk ka ngurruar që të provokojë edhe ata pak tifozë që ishin vendosur jashtë stadiumit. Në drejtim të tij nuk kanë munguar të sharat në momentin që ai u ka treguar atyre gishtin e mesit.
SQARIMI I MARKUT
Lojtari që e pësoi nga ky sherr, Herald Marku, në një prononcim të shkurtër për ?Panorama Sport? tregoi versionin e tij të përplasjes me mbrojtësin e Laçit, Erhun Obanor. ?Isha i shtrirë për tokë në ato momente pasi kërkoja një faull në drejtim timin, por gjyqtari i ra bilbilit. Në atë moment mbi kokën time ishte Obanor që foli në anglisht duke thënë se duhej vijuar loja. I thashë që gjithçka ka përfunduar, ai më pështyu dhe më pas edhe më goditi me shkelm në shpinë. Në fushë, me sa duket, bëhen të gjithë trima. Më pas s?e di çfarë ngjau, por shkova te shokët që po kapeshin me lojtarët e tjerë?.
PAS POSTIMIT TË OBANORIT
Herald Marku, pas postimit të Obanorit, i është kundërpërgjigjur mbrojtësit nigerian, kësaj radhe me anë të një postimi në profilin e tij në rrjetet sociale. Ja kundërpërgjigjja e Markut për Obanorin: ?Frika nga dënimi për atë gjest antisportiv çon drejt justifikimit. Është një shpifje e ulët dhe e neveritshme, shumë larg edukatës sime. Përveç dhunës në fushë kërkon të nxisë nëpërmjet rrjeteve sociale urrejtje me motive raciste me shpifje pa asnjë fakt të besueshëm. Nuk kam pasur asnjë dialog gjatë ndeshjes me lojtarin e Laçit. Asnjë fjalë të vetme. Mesfushor qendre, kam qenë çdo moment pranë arbitrit kryesor. Gjatë gjithë karrierës sime kam demonstruar vetëm respekt për çdo kundërshtar. Të gjitha pamjet filmike mund të tregojnë shumë qartë. Falënderoj të gjithë miqtë, shokët e mi dhe ndjekësit që me mesazhet dhe telefonatat janë interesuar për shëndetin tim?.
FSHF ka kërkuar zyrtarisht që të shtyhet Asambleja e KOKSH p...
Mund të jetë pasardhësi më natyral i Bufon, ndaj Juventus jo...
Tirana gjithnjë e më shumë është në qendër të menaxherëve, n...
Pep Guardiola është fans i Jude Bellingham, futbollistit 17-...
Mbrëmjen e sotme do të zhvillohen ndeshjet e kthimit të Euro...
Gazetari i “Syri TV”, Bledian Koka, ka ngritur dyshime të fo...
Ylli i mbrëmjes së sotme në “Champions League” ishte Jude Be...
Atletiko e Madridit ka humbur terren në mënyrë të frikshme n...
Ndeshjet e të mërkurës në Ligën e Kampioneve kanë vulosur em...
Më në fund Skënderbeu buzëqesh… Nuk është pak të jesh në fin...
Një finale që nuk pritej teorikisht. Dy skuadrat më pak të f...
Real Madrid-Chelsea, Manchester City-PSG, këto janë gjysmëfi...
Lajme aspak të mira për Zlatan Ibrahimovic. Sulmuesi suedez ...
Erhun Obanor, mbrojtësi nigerian i Laçit, ka akuzuar për rac...
UEFA po e mendon seriozisht ndryshimin e rregullores për gol...
Edin Terziç beson se ata lojtarë që luajtën në sfidën e parë...
Liverpulit do t’i duhet që të përmbysë një disavantazh 1-3 n...
Vazhdon forma e mirë e mesfushorit shqiptar, Eduart Rroca, t...
Vllaznia-Laçi ishte një nga dy gjysmëfinalet e Kupës së Shqi...
Vllaznia arriti të kualifikohej për në finalen e Kupës ditën...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...