web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

SPAK kërkon rikthimin në qeli të mjekut, Edvin Prifti

14 Prill 2021, 09:25, Aktualitet CNA

SPAK i ka bërë rekurs ndaj vendimit të Gjykatës për mjekun Edvin Prifti.

Mësohet se SPAK ka kërkuar nga Gjykata e Lartë rikthimin në qeli të mjekut. Shefi i kardiokirurgjisë Prifti u arrestua dhe më pas u la i lirë, nën akuzën e ?shpërdorimit të detyrës?.

Kujtojmë se mjeku u arrestua pasi iu sekuestruan 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë, gjatë kontrollit në banesë dhe në zyrë.

Mjeku  është zbuluar rastësisht nga SPAK, pasi kjo e fundit kishte vënë në përgjim sekretaren e gjykatës së Krujës, Manuela Mallkuçi, e cila u arrestua bashkë me gjyqtaren Enkeleida Hoxha dhe dhjetë persona të tjerë për vapën penale ?Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike?./CNA.al





Lajmet e fundit nga