web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kaos nga bllokimi i rrugës/ ‘Plasin’ protestat në Laprakë: Po tallen me këtë popull!

12 Prill 2021, 15:34, Aktualitet CNA

Banorët e Laprakës janë ngritur në protestë pas bllokimit të rrugës nga ARRSH.

Ata thotë se prej dy javësh në dalje të kësaj rrugë që i lidh me qendrën janë vendosura barriera betoni pa asnjë njoftim. Edhe punimet te Dogana sipas tyre nuk kanë lidhje me rrugën.

Bllokimi i rrugës, pengon qytetarët të zhvillojnë normalisht aktivitetet e tyre të biznesit, apo për të shkuar në shkollë e spital.

?Rruga është bllokuar padrejtësisht. Na kanë bllokuar bizneset, gjithçka. Fare nuk na kanë paralajmëruar, duhet tabelë që të tregojë se ka punime. Bizneset tona nuk punojnë fare?, shprehet një qytetar.

?500 metra mbrapa nesh ndodhet ish-sheshi Shqiponja. Krenaria e kësaj qeveria dhe kanceri. Nuk na lënë të shkojmë as në spital, as në shkollë.

Ka dy javë e bllokuar. S?ka tabelë, pse është bllokuar rruga. S?dihet çdo bëhet me gjithë lagjen. Kanë bllokuar rrugën. Kemi dy javë që presim. Në 2 javë kanë patur mundësinë. Në mënyrë shoqërore me miq që punojnë në institucione, nuk duan t?ia dinë fare. Do zhvendosim betonat, zoti na ruajt nga policët. Kam dy fëmijë në shtëpi, më duhen 40 minuta në mëngjes. Bashkë me atë zotërinë që është në zyrë atje?, është shprehur një tjetër qytetar./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga