LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha, “gjenerali” që do tradhëtojë PD-në

6 Prill 2021, 10:17, Politikë CNA
Basha, “gjenerali” që do tradhëtojë PD-në

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, është zotuar një natë më parë, gjatë një interviste në Syri Tv,  se nuk do të kërkojë mandat të dytë si kryeministër, po nuk mbajti premtimet brenda katër viteve, nëse do të jetë kryeministër.

Por, është Partia Demokratike që garon në këto zgjedhje dhe jo Lulzim Basha, i cili del dhe thotë se nëse nuk mban premtimet do të largohet.

Partia futet në zgjedhjet e radhës për të kërkuar një mandat tjetër, pasi nuk është pronë e një kryetari që vendos nëse ajo duhet të futet në zgjedhje apo jo. Siç ndodhi gjëma në 2019 dhe ende nuk kanë ikur pasojat.

Por, kjo është gënjeshtra e radhës e Lulzim Bashës, i cili thotë se nuk do të hyjë më në garë por do të bojkotojë, siç bëri me zgjedhjet lokale.

Kryeministri në detyrë, sipas Lulit nuk do të kandidojë, por ta lërë ushtrinë pa komandant se do të tërhiqet para zgjedhjeve. Thjesht tradhëti.

Kjo një idiotësi të cilën Luli e përdor si politikë standarte për t?u justifikuar dhe duke braktisur PD.

Ai nuk dha dorëheqjen nga kryetari i PD-së, kur humbi  në 2017, jo do të japë dorëheqjen si kryeministër se nuk do të mbajë premtimet?!

Basha me lëvizjet e tij populiste për të siguruar vota, pasi sondazhet e nxjerrin si mos më keq ka filluar të thotë edhe budalliqe.

Kreu i ?Republikës së re?, është i shquar për gafa dhe nuk është se e kemi parë të mbajë përgjegjësi për atë çfarë bën dhe çfarë thotë, por deklarata të tillë që paralajmërojnë humbjen dhe lënie në rrugë të PD,  janë më të rënda se gafat e përditshme të Bashës.

Ndoshta, marrëveshja e 17 Majit vijon ta mbajë ende peng Lulzim Bashën, dhe për këtë arsye, zgjedhjet i sheh si një evenimet ku duhet të marrë pjesë, pa ndonjë qëllim tjetër deri në finalizimin e pazarit të radhës./CNA.al

Lajmet e fundit nga