web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dalin pamjet nga Spitali Rajonal Memorial i Fierit/ Rama dhe Manastirliu "nuk u besojnë” syve

3 Prill 2021, 18:25, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Shëndetësis Olgerta Manastirliu, kanë inspektuar punimet në spitalin Rajonal Memorial të Fier, i cili po ndërtohet me fondet e qeverisë turke dhe pritet të hapet brenda pak ditësh.

Gjatë takimit kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer edhe kritikat për skeptikët dhe të gjithë ata që në fillim talleshin me këtë projekt.

“Në Kantierin e Spitalit Rajonal Memorial, ku ka marrë formën e saj më të bukur një ëndërr e vjetër e banorëve të krejt kësaj treve, për të pasur një spital dinjitoz, që sot është pak minuta larg Fierit e për pak ditë, gati t’i shërbejë krejt Jugut të Shqipërisë me standarded më të larta”, shkruan Rama.

Më herët kreu i qeverisë theksoi se hyrja e spitalit që e quajti me ironi ?stallë?, verboi sytë dhe shthuri gojën e komentatorëve të zjarrtë të PD-së.

Kujtojmë që presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan pati premtuar se ky spital do të hapet brenda 7 prillit./CNA.al





Lajmet e fundit nga