Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Policia e Tiranës ka zhvilluar sot një operacion, në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Forcat RENEA, ku kanë gjetur një bazë armatimi, në kuadër të operacioni ?Kompleks?.
Raportohet se janë zbuluar dhe goditur 18 baza që shërbenin për modifikimin, magazinimin dhe shitjen e armëve luftarake nga grupe kriminale që kryenin krime kundër personit.
Gjithashtu janë zbardhur tri ngjarje kriminale me armë e eksploziv të ndodhura më parë.
Deklarata e Policisë:
Sekuestrohen arsenal armësh luftarake të llojeve të ndryshme, snajper, antitanke, kallashnikovë, pistoleta, silenciatorë, radio policie e ushtrie, optikë termikë për snajper, pjesë të ndryshme për modifikimin e armëve luftarake e sasi municionesh luftarake, 7 automjete, 2 prej tyre të blinduara.
Vihen në pranga 5 persona dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Strukturat për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, me mbështetjen e strukturave hetimore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në vijim të punës për zbulimin, dokumentimin, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në ngjarje kiminale të ndodhura më parë, si dhe në kuadër të parandalimit dhe goditjes së veprimtarisë kriminale në qytetin e Tiranës, mëngjesin e sotëm, në bashkëpunim me SPAK-un dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar ?Kompleks?.
Në kuadër të këtij operacioni, nga shërbimet policore, pas vlerësimit të informacioneve të marra dhe hetimeve të kryera, u bë i mundur saktësimi, lokalizimi dhe goditja e 18 bazave që shërbenin për modifikimin, magazinimin dhe furnizmin me armë të grupeve kriminale në territorin e të gjithë vendit.
Po gjatë operacionit u bë lokalizimi dhe kapja 3 personave për të cilët SPAK ka lëshuar urdhër ndalimi, konkretisht:
Paris Prenga, Bledar Deda dhe Flor Abazi; Si dhe u shpall në kërkim shtetasi Sokol Gjura, i cili është larguar jashtë vendit javë më parë.
Ndalimi i këtyre shtetasve u bë për arsye se këta persona, së bashku dhe me dy persona të tjerë të arrestuar më parë, Ermond Jamaku dhe Enver Jamaku, dyshohet se janë autorë të ngjarjes së ndodhur më datë 18 tetor 2019, në Tiranë, ku është tentuar të vritet me eksploziv të telekomanduar shtetasi A. B.
Shtetasi i shpallur në kërkim Sokol Gjura dyshohet se së bashku me dy persona të tjerë të arrestuar më parë, Ermond Jamaku dhe Enver Jamaku, janë autorë të sulmit me armë ndaj shtetasit P. P., ngjarje e ndodhur më datë 10 shtator 2017, në rrugën ?Muhamet Deliu? në Tiranë.
Gjithashtu, këta persona dyshohet se janë autorë të vendosjes së lëndës eksplozive, granatës dhe armës së zjarrit, si dhe të një lënde narkotike të dyshuar si heroinë në banesën e shtetasit E. S., ngjarje e ndodhur më datë 15 shtator 2017 në Tiranë.
Në kuadër të operacionit, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Akil Kulla, i cili është shpallur në kërkim, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një arsenal armësh luftarake të kalibrave të ndryshëm dhe municion luftarak, konkretisht një snajper prodhim i fundit, 4 kallashnikovë, dy granatahedhës, një pistoletë dhe pjesë për riparim dhe modifikim të armëve të zjarrit.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Bujar Jaupi, me profesion tornitor, i cili u arrestua në flagrancë, janë gjetur dhe sekuestruar 25 silenciatorë për armë të ndryshme të prodhuara nga ky shtetas në tornon që kishte në përdorim në ambientet e banesës, një pistoletë me mulli dhe qindra pjesë për modifikimin dhe riparimin e armëve të zjarrit.
Nga kontrolli i banesës së shtetasit Sokol Gjura, janë gjetur dhe sekuestruar radio si ato të policisë dhe të ushtrisë, një optikë termike speciale për snajper, ndërsa në magazinën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan 20 makineta të reja./CNA.al
Në kuadër të Planit të Masave për parandalimin dhe goditjen ...
Forcat e Policisë në Lushnje kanë zbuluar një rast i tentati...
Policia ka sekuestruar në një kontejner me banane në Portin ...
Strukturat e Policisë së Shtetit, në vijim të punës për para...
I akuzuari si një nga autorët e dyshuar të vrasjes së Shkëlz...
Një sherr mes disa të miturve është regjistruar pak minuta m...
Prokurori i Elbasanit, Ritvan Sukaj është marrë në mbrojtje ...
Policia ka arrestuar dy persona për veprat penale “Dhuna në ...
Në qytetin e Fierit është vënë në pranga një 59 vjeçar i cil...
Në sheshin e parkimit të mjeteve të Bashkisë së Sarandës ka ...
Ardian Çapja është dërguar me urgjencë në spiatalin Nënë Ter...
Ervis Bardhi në dëshminë e tij është shprehur se Ardian Çapj...
Ka ndëruar jetë në spital i riu që u përplas nga një makinë ...
Prokurori Ritvan Sukaj, i cili lëshoi urdhër arrestin për Ar...
Një tjetër aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotm...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në U...
Ditën e sotme është shtyrë seanca e Zani Çaushit deri më 14 ...
Gazetari Artan Hoxha u shpreh se urdhri për arrestimin e Ard...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbardhur detaje nga aks...
Vihen në pranga 4 shtetas që u kapën në flagrancë duke shkëm...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...