web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përfshihet nga flakët parkingu i Bashkisë Sarandë/ Ja çfarë e shkaktoi zjarrin

30 Mars 2021, 20:09, Kronika CNA

Në sheshin e parkimit të mjeteve të Bashkisë së Sarandës ka rënë zjarr mbrëmjen e sotme.

Në vendngjarje ka shkuar menjëherë shërbimi zjarrfikës, i cili ka bërë të mundur shuarjen e flakëve pa shkaktuar dëme materiale në automjetet e parkuara.

Sipas përgjegjësit të Sektorit të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri të Sarandës, Nasibi Hasanllari, shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga