web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kryemadhi “manipulon” sërish listën e të inkriminuarve/ Justifikon takimin me ambasadorin Britanik

1 Prill 2021, 15:02, Politikë CNA

Ditën e sotme kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka bërë një takim në Elbasan me Ambasadorin Britanik Duncan Norman.

Ky është ambasadori i dytë që duket i shqetësuar për votën e lirë në zgjedhjet e 25 prillit nga ana e partisë të Metës dhe Kryemadhit.

Pak ditë më parë, ishte ambasadorja e SHBA Yuri Kim, e cila zbarkoi në Elbasan dhe zhvilloi një takim kokë më kokë me Kryemadhin, ku në fokus të diskutimit ishin zgjedhjet parlamentare dhe moscënimi i votës.

Edhe në takimin me ambasadorin Britanik, Kryemadhi u mundua të ?manipulojë? listën e kandidatëve të inkriminuar, duke e cilësuar këtë takim si mjaft të ngrohtë dhe miqësor, duke theksuar që në fokus të diskutimit ishte vijshmëria dhe monitorimi e zgjedhjeve të 25 prillit.

?Nën atmosferën e ngrohtë të zyrave të LSI në Elbasan, pata sot kënaqësinë të mikëprisja Ambasadorin Britanik, i cili do të gjendet në Elbasan edhe në ditën e zgjedheve për të monitoruar nga afër një mbarëvajtje sa më të qetë të procesit zgjedhor më 25 prill?, tha Monika Kryemadhi.

Por duket se Monika e ka bërë rrugë ?manipulimin? e takimeve me ambasadorët që për të nuk kanë aspak rëndësi, pasi ajo takimet me diplomatët e huaj i quan si kafe për relaks.

Në takimin kokë më kokë me Kryemadhin, ambasadoret mund t?i ketë tërhequr edhe veshin, pasi LSI është një parti që ka pasur shumë probleme me figurën e kandidatëve, ku prej vitesh përfshin në listat e saj persona të inkriminuar.

Por duket se Kryemadhi është mësuar me këto lista dhe nuk i bëjnë më përshtypje, aq sa nuk llogarit as takimet me ambasadorët. Nëse për Monikën ambasadorët kanë kohë të lirë të dalin dhe të takohen për ?relaks?, nga ana tjetër ata po kryejnë detyrën e tyre për zgjedhje të lira dhe demokratike në vend, dhe nuk e kanë kohën e tyre për të relaksuar Kryemadhin./CNA.al

Justifikon listën me të inkriminuar/ Kryemadhi tenton të ?manipulojë? takimin me Yuri Kim





Lajmet e fundit nga