Vrasja e efektivit në Maliq/ Lamallari: Dënoj aktin e rëndë, Shqipëria humbi një shërbëtor të ligjit
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, shprehu humbjen e...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, shprehu humbjen e...
Bashkia e Maliqit është një nga zonat që ka probleme të mëdha me punësimin për shkak, se është një qytezë e ndërtuar në vitet 60 nga njerëz, të cilët qenë të lidhur me ish kombinatin e sheqerit, Maliq.
Shumica e banorëve janë të papunë, ndryshe nga pjesa tjetër e Bashkisë, ku në shumë komuna apo njësi administrative, banorët kanë toka, ata të njësisë administrative, Maliq, kanë një problematikë të veçantë, që është lidhja me ish kombinatin e sheqerit dhe tashmë falimentin dhe mbylljen e tij prej gati 30 vitesh.
Ndërkohë është edhe një projekt ambicioz i Bashkisë Maliq, ku biznesmeni Gjergj Luca është afruar që të kryejë veprimet për të investuar në magazinat e shtetit të shkatërruara dhe ish godinat e kombinatit të sheqerit, të cilave u janë hequr tullat, dritaret deri tek suvatë.
Pra, nuk ka një objekt kaq të rëndësishëm që të ekzistojë atje, por janë ato ambjente të shkatërruara, që duhen rikonstruktuar dhe investuar.
Projekti ka gati tre vite i bërë nga Bashkia Maliq dhe i përpunuar nga biznesmeni Gjergj Luca , i cili më pas idenë e kryebashkiakut e ka marrë dhe ka përkthyer në letër. Më tej, inxhinierët dhe stafi i tij kanë bërë studimin për investimet dhe gjithçka tjetër që duhet.
Por, e gjithë kjo ka zgjatur gati një deri në dy vjet. Vitin e kaluar në pranverë kur projekti do të fillonte gjithçka u ndal për shkak të pandemisë.
Biznesmeni Gjergj Luca ka shkuar në Bashkinë e Maliqit, që të fillojë investimi, por ka pasur një reagim të menjëhershëm. Ka qenë LSI, që ka thënë se nuk na duhet ky investim , nuk duhen hapur vende të reja pune, sepse po bëhet fushatë dhe ky projekt po bëhet nga oligarkë.
Në fakt kjo është çmenduria e radhës dhe turpi më i madh që një forcë politike bën publikisht ndaj banorëve të një zone dhe specifikisht, Maliqit.
Së pari ka reaguar edhe PD, duke thënë se nuk do të ketë investim, se kjo është një gënjeshtër elektorale dhe të tjera si këto.
Së dyti ka reaguar edhe LSI, pra ka reaguar Opozita në bllok, për një investim që do të hapë vende të reja pune.
Por, edhe sikur biznesmeni Gjergj Luca ta fillojë sot punën nuk do të mundet që ta hapë deri për zgjedhjet. Pasi fillimisht do të merret me rregullimet dhe sistemimet e rrethimit të zonës, ku do të investohet si dhe me rinovimin e magazinave për t?i kthyer në fabrikë për përpunimin e produketeve të peshkut .
Që do të thotë se nuk ka as mundësi fizike që ai ta mbarojë deri për zgjedhjet. Pra, nuk është një investim elektoral, por një investim afatgjatë që zgjidh planin e punësimit, fillimisht për 400 – 500 persona, duke shkuar deri në 1400-1500 persona me përfundimin e projektit.
Pra, do të japë një zgjidhje afatgjatë, jo vetëm për punësimin gjatë kohës së investimit në Maliq, por edhe duke e kthyer zonën në një qendër të madhe atje, me ndërtimin e një restoranti ashtu sikundër është në Labinot.
Projekti do të vijojë me ndërtimin e infrastrukturës nëpërmjet lumit Devoll, për të shkuar në pyllin e fazanëve, pra do ti japë një zhvillim turizmit të zonës.
Nga ana tjetër opozita, PD dhe LSI, thonë që të mos hapen vende pune, se bëhet fjalë për investime elektorale dhe bëjnë propagandë kundër biznesit. Megjithëse, PD duhet të ishte me të dyja duart pro dhe duhet të shkonte dhe ta mbështeste biznesmenin.
Pa folur pastaj për të shkuar në Parlament me propozime konkrete për ta ndihmuar, vetëm për shkak të numrit të madh të njerëzve që ai punëson. Kjo nuk ka ndodhur, ka ndodhur e kundërta.
Edhe PD, edhe LSI, dalin kundër investimeve. Çfarë duhet të bëjnë, cila është zgjidhja në këtë rast? T?ia japin magazinat Erion Isufit!
Le të shkojë ti marrë kunati i Lulzim Bashës, i cili kompaninë e tij e kishte me disa dhjetra milionë lekë, sot e ka kthyer në një kompani me xhiro miliona euro.
Të dalë Erion Isufi, nga zyra e oligarkut Shefqet Kastrati dhe nga Sheratoni, le të shkojë në Maliq, të rregullojë magazinat e rrënuara dhe ti kthejë në investime për banorët e zonës.
E në rast se nuk shkon Erion Isufi, kunati i famshëm i Lulit, le të shkojë Monika me pronat e babait të saj në miliona euro, të cilat i kanë mbirë si kërpudha pas shiut në qendër të Tiranës, në unazën e Tiranës apo në Gjirin e Lalzit.
Le ti investojë Monika paratë e saj atje në Maliq.
Por, kjo nuk ndodh, as Monika nuk shkon, as Erion Isufi nuk shkon, as biznesmenët e LSI, nuk shkojnë as këta të PD nuk shkojnë, por vetëm fjalë dhe vetëm fjalë.
Në vend që të ndihmojnë banorët e zonës, të japin edhe ide zhvillimi dhe të bëjnë edhe politika në mbështetje të biznesit, sulmojnë, akuzojnë dhe fyejnë në mënyrë të turpshme, biznesin dhe banorët e zonës .
Rasti i fundit në Maliq, është më flagranti që ka ndodhur. Kur Bashkia dhe një biznes privat janë gati të punësojnë 500 persona minimumi fillimisht, dalin dhe reagojnë kukumjaçkat e politikës, të cilët janë gati të shkatërrojnë çdo gjë që vetëm ata të vijnë në pushtet.
Megjithëse, investimi që do të bëhet në Bashkinë e Maliqit, edhe sikur Edi Rama të jetë në pushtet nesër apo edhe sikur Lulzim Basha të jetë në pushtet nesër, do të ishte mirë që këta horrat që u vijnë vërdallë, Ramës, Bashës dhe Metës, të shkojnë e të mbështesin biznesin, ti lënë fjalët dhe të falënderojnë ata që investojnë për të zgjidhur plagë të mëdha siç ka Bashkia e Maliqit.
Dhe të tilla plagë sociale ka në shumë qytete të Shqipërisë. Kështu kishte edhe në Prrenjas.
Le të shkojë Erion Isufi t?i çojë zyrat në Prrenjas, ku Gjergj Luca ka ndërtuar fabrikën. Le të shkojë në Labinot tek magazinat që ishin të rrënuara të shkatërruara të rezervave të shtetit apo edhe në Gramsh.
Le ti marrin ato që quajnë oligarkë një e nga një, nga i pari tek i fundit dhe le të shkojnë ti marrin këto magazina, ti ndërtojnë e ti kthejnë në fabrika për të sjellë investime dhe zhvillim.
Askush nuk ja ua mban, por nuk kanë vizionin dhe kurajon që të ndërmarrin këtë hap dhe vetëm flasin e ulërasin, se po jepet me 1 euro pasuria e shqiptarëve.
Gjergj Luca, nuk i blen ata me 1 euro, por i merr me qira dhe Shqipëria 1 euro, nuk është ideja e Edi Ramës, por është një ide dhe projekt i filluar nga Sali Berisha, pikërisht me këtë qëllim, që magazinat, ambiente shtetërore të rrënuara dhe shkatërruara në 30 vitet e demokracisë të ktheheshin në funksion të investimeve dhe zhvillimit të punësimit .
Por, mesa duket as kunati i Lulit, as ky i fundit as Endrit Braimllari, as LSI dhe as Mona e kompani që vijnë nga pas nuk duket se kanë këtë vizion, por halli i tyre janë ca vota .
Në fakt halli i vërtetë në Maliq është që të hapen vende të reja pune dhe të sillet sa më shumë zhvillim për zonën./CNA.al
Nga: Artan Rama Skema është e njejtë. Në fillim, kërkohet sh...
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në lagjen e re, ...
Ditën e sotme kreu i Partisë Demokratike ka vijuar me takime...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka realizuar një takim në ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pritur me...
Drejtuesi Politik për Qarkun, Gazment Bardhi dhe kandidati p...
“Tregu si dëshmi e talljes dhe mashtrimit të qytetarëve”, kë...
Zëvendësministër i Brendshëm, Besfort Lamallari ka marrë dre...
Kandidati për deputet i PS në Korçë, Niko Peleshi ka vazhdua...
Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim Kim ka publikuar një foto me ...
Kandaidati i Partisë Socialiste për Elbasanin, Taulant Balla...
Kandidati për deputet në listën e Partisë Demokratike, Belin...
Kandidati për deputet i koalicionit “PD- Aleanca për ndryshi...
Kandidati për deputet i LSI, Endrit Braimllari, është shfaqu...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka ndarë mëngjes...
Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri, është...
Kandidati i Bindjes Demokratike për qarkun e Vlorës, Ardi Ko...
Kandidatja e Bindjes Demokratike, në listën e Fierit, Valbon...
Gazetari Mentor Kiki ka reaguar pas vlerësimeve për ish krye...
Ditën e sotme pritet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mi...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...