web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video/ Luljeta Bozo ‘shokon’ me deklaratën: Enver Hoxha kishte më shumë anë pozitive, se negative

14 Mars 2021, 18:47, Politikë CNA

Inxhinierja Luljeta Bozo, kandidate e PS në zgjedhjet e 25 prillit, ishte e ftuar në RTSH, ku mes të tjerash është pyetur se çfarë mendimi kishte ajo për Enver Hoxhën.

Pa u menduar gjatë dhe duke mos shfaqur asnjë shenjë pendimi, Bozo është shprehur se Enver Hoxha kishte më shumë anë pozitive se sa negative.

?Po t?i vësh në balancë, ka më shumë anë pozitive sesa negativ.?, tha ajo.

Duket se një nga arsyet që Rama e ka zgjedhur Bozon janë pikërisht edhe bindjet e saj, komuniste.

Edhe pak kohë më parë e fuar në ?Dekalog? ajo u shpreh me bindje se periudha e regjimit 45-vjeçar kishte më shumë të mira sesa efekte negative në vend./CNA.al





Lajmet e fundit nga