Connect with Us

Sukseset e Eduart Halimit si spektakle servilizmi dhe dështimi

Politikë

Sukseset e Eduart Halimit si spektakle servilizmi dhe dështimi

Publikuar

-

Eduart Halimi u rikthye dje në politikë, ashtu siç pritej dhe ishte parashikuar edhe nga CNA.al për gati dy vite më parë, ku ish deputeti dhe ish ministri i Drejtësisë tërhiqej nga grupi parlamentar i PD me argumentin e angazhimit në fushat e tjera.

Në fakt, në atë kohë në korridoret e PD deklaronin se Eduart Halimi vuante nga një sëmundje e rëndë, e kështu hapi fjalën ndoshta vetë, apo të tjerët që ai të ikte, të largohej nga grupi parlamentar i PD për të parë jetën dhe aktivitetin e tij privat.

Nga ana tjetër, në korridore thoshin se një kontratë e huaj e parezistueshme i ishte afruar Halimit, i cili në fakt nuk kishte bërë gjë tjetër, por kishte bërë pazar për reformën në drejtësi, së bashku me Lulzim Bashën, kujtojmë këtu edhe një përplasje të fortë të Halimit me Sali Berishën, por që u kalua në heshtje në korridoret e opozitës.

Sukseset e Eduart Halimit janë të mëdha në fakt, u bë ministër pasi mori “peng” Kolegjin Zgjedhor të vitit 2011, të famshmin ku shumica e gjyqtarëve tashmë janë shkarkuar nga vettingu në drejtësi. Në atë kohë, i siguroj Lulzim Bashës mandatin pas rinumërimit të disa kutive të votave të hedhura gabim, si shpërblim mori postin e ministrit të Drejtësisë.

Në vitin 2013 Sali Berisha e kandidoj në Durrës, ku dështoi në mënyrë të turpshme, mori rezultatin më të dobët historik që kishte marrë PD deri në atë kohë. Qëndroi afër Lulzim Bashës, interesave të tij, megjithëse gjatë kohës së pushtetit të PD deri sa kapi postin e ministrit rrinte pranë njerëzve më të fuqishëm në PD.

Në 2017 Lulzim Basha e çoi në Berat. Edhe aty mori rezultatin më të dobët historik të PD në atë qark. Pra vetëm një mandat deputeti. E kaloj LSI, merita e Eduart Halimit PD në Berat dilte forca e tretë.

LEXO EDHE:  Pas takimit me Metën/ Basha flet për zgjedhjet: E rëndësishme është të jenë të lira

U largua nga grupi parlamenatar, deklaroi se nuk do të kthehej më në politikë, e kishte mbyllur me politikën, kishte gjetur 1001 justifikime për opinionin publik dhe dje u rikthye për t’i shërbyer mikut të tij Luli Basha gjoja për disa halle të mëdha. Në fakt, mesa duket Lulzim Basha Eduart Halimin e ka vënë roje të disa zyrtarucëve të tij në institucionet publike.

Pra Halimi do të jetë një vëzhgues i KQZ, do të shikojë se si do të sillen Hegla Vuka dhe Elvis Cefa apo edhe Ledion Brahon. Në fakt, këtë të fundit më shumë e vëzhgon kunati, por gjithsesi nga një ish ministër e një drejtues qarke, të ikësh nga politika dhe pastaj të kthehesh si roje gazhdi, këtë sukses mund ta ketë vetëm mjeshtri Eduart Halimi, i cili është një servil i pashoq i liderave sepse po ta shohësh me kujdes në politikë asnjëherë nuk ka fituar, por vetëm ka dështuar. Tani nga një ish deputet dhe ish ministër u kthye në roje i emëruar i Lulzim Bashës, por edhe një paralajmërim për humbjen e këtij të fundit pasi me Eduart Halimin sa herë nga pas PD vetëm ka humbur./CNA.al

Si doli nga dera dhe po futet nga penxherja në politikë, Eduard Halimi

Si doli nga dera dhe po futet nga penxherja në politikë, Eduard Halimi

Për ty Halim, që di këndim

Si u katandis Eduard Halimi

A do të kandidojë për deputet?/ Eduart Halimi tregon pse e pranoi ftesën e Bashës për rikthimin në PD

Dha dorëheqjen për të ndjekur ëndrrat/ Eduart Halimi rikthehet në PD, ky është posti që ka marrë

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

‘Parlamenti duhet i plotë’/ Soreca: KAS dhe SPAK të hetojnë parregullsitë

Publikuar

-

Nga

‘Parlamenti duhet i plotë’/ Soreca: KAS dhe SPAK të hetojnë parregullsitë

Për ambasadorin e Bashkimit Europian Luigi Soreca zgjedhjet u zhvilluan në mënyre të rregullt. Por në një intervistë për Euronews Albania ai përmend nominalisht institucionet shqiptare që duhet të monitorojnë me kujdes çdo akuzë dhe ankese për parregullsi.

“Pas zgjedhjeve janë këto diskutime, ankesa dhe akuza për blerje votash dhe parregullsi. Ne duam që autoritetet kompetente, ato të drejtësisë, SPAK, KQZ dhe KAS të shohin çdo parregullsi,” – tha Soreca, – “Duhet të kemi parlament të plotë për të pasur rrugëtim legjitim të Shqipërisë drejt BE-së”.

Përveç diskutimeve të fushatës, për anëtarësimin në BE, sipas Ambasadorit Soreca, drejtuesit politikë duhet të kalojnë të faktet.

“Presim që partitë qoftë qeverisëse, apo opozitare të bëjnë veprimet e duhura për të ndihmuar anëtarësimin,” – vijoi Soreca.

Soreca ndodhet në turin e tij nëpër Shqipëri në kuadër të javëve evropiane, gjatë të cilit njeh qytetarët shqiptarë me investimet e BE-së.

“Vetëm në vitin e shkuar, gjatë krizës së pandemisë, BE ka investuar 230 milionë euro, përveç qindra milionëve që kemi shpenzuar dhe dhuruar për Shqipërinë në 20 vitet e fundit,” – u shpreh ambasadori i BE-së.

LEXO EDHE:  “Xhafaj të japë dorëheqje”/ Mero Baze i përgjigjet CNA.al

LEXO EDHE:  Ja kush është mafiozi që i çon qesen me para kryebanditit Edi Rama

Sipas ambasadorit Soreca të gjitha këto para janë përdorur në projektet që po i tregon gjatë një turi nëpër Shqipëri në kuadër të javës së Evropës./euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

Analisti ‘demoralizon’ demokratët/ “Opozita do ta ketë të vështirë të vërtetojë manipulimin e zgjedhjeve”

Publikuar

-

Nga

Analisti ‘demoralizon’ demokratët/ “Opozita do ta ketë të vështirë të vërtetojë manipulimin e zgjedhjeve”

Analisti Vehap Kola thotë se opozita do ta ketë të vështirë të vërtetojë se zgjedhjet parlamentare të 25 prillit janë manipuluar për shkak se i gjithë pushteti është përqendruar në duart e kryeministrit Edi Rama.

Ai thotë se shterimi i diskutimeve për ndershmërinë e zgjedhjeve është në interes të gjithë vendit dhe jo vetëm në favor të opozitës, pasi vota është i vetmi mekanizëm për gjykimin e qeverisjes.

“Çështja e zgjedhjeve të 25 prillit është një sfidë për të gjithë shqiptarëve jo vetëm për opozitën. Zgjedhjet janë i vetmi mekanizëm për publikun që të gjykojë dhe vlerësojë qeverisjen. Është shumë e vështirë të vërtetohet vjedhja e zgjedhjeve jo se nuk ekzistojnë prova dhe indicije që organet e drejtësisë të nisi hetimet, por kjo është e vështirë për një opozitë me të gjithë pushtetet në duart e kryeministrit”, deklaroi z. Kola.

LEXO EDHE:  Tërmet i fuqishëm në Greqi/ Lëkundjet ndjehen në Korçë

LEXO EDHE:  “Po deshi të rrijë me mua ose të ikë me…”/ Si u falsifikua gjendja civile për të nxjerrë familjen në rrugë

Në një kohë kur opozita tha ai duke se nuk do ta njohë rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, forcat politik opozita do të duhet të mendojnë “se si do të zbardhë manipulimin e zgjedhjeve që pretendon dhe se si do të veprojë dhe përballet me një pushtet që u ka mohuar shqiptarëve mundësinë për ndryshimin e qeverisë me votë”./euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Mik i vjetër”/ Veliaj publikon foton me ish-ambasadorin Arvizu

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj  ka publikuar në rrjetet sociale një foto nga Washington DC ku shfaqet bashkë me ish-ambasadorin amerikan në vendin tonë Alexander Arvizu.

Ai shprehet se për të është kënaqësi të takojë ish-ambasadorin në ditën e parë pa maska në SHBA. “Është gjithmonë kënaqësi të takohesh me një mik të vjetër, si ish ambasadori amerikan, Alexander Arvizu, në Washington DC, në ditën e parë pa maska në SHBA”, shkruan Veliaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE