web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Qëlloi për vdekje babain/ Del para gjykatës 25 vjeçari

7 Mars 2021, 10:25, Kronika CNA

Erdis Rapi, 25-vjeçari, që qëlloi për vdekje babanë e tij Dhori Rapi, 52 vjeç dy ditë më parë ka dalë sot para Gjykatës së Fierit për masën e sigurisë.

I riu goditi me shkop në kokë të premten babain e tij i cili gjeti vdekjen në vend. Report Tv raportoi se në rrjetin e tij social, i riu ishte shumë aktiv, ku poston foto i rrethuar me lekë ndërsa i pëlqen që ta quajë veten “djalë unik”.

Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 11:50, në fshatin Luar, në Roskovec. Policia ka bërë të mundur kapjen e autorit i cili sot pritet të mësojë nëse do të qëndrojë apo jo në burg./CNA.al





Lajmet e fundit nga