web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Panik në PD/Ankth dhe stres për listat

7 Mars 2021, 10:51, Politikë CNA

Situatë paniku midis shumë politikanëve dhe emrave që pretendojnë të jenë pjesë e listave të koalicionit Aleanca për Ndryshim plus PD.

Megjithse ish godina e SHQUP nuk ka shumë lëvizje, paniku mbizotëron në shumë emra që pretendojnë të jenë në pjesën fitues të listës që Lulzim Basha do dorëzojë nesër në mesnatë në KQZ.

Ankth dhe stres kanë edhe partitë aleate që kanë firmosur koalicionin, por nuk kanë saktësuar vendet, disa prej tyre kanë problem Bashën pasi ai shpesh i ka gënjyer e tradhtuar.

Në panik janë shumë emra të tjerë që shpresojnë të jenë pjesë e listave por duken shumë larg vendeve fituese si Eno Bozdo, Fatbardh Kadilli, Fitim Zekthi, Andrea Mano, Roland Bejko, Luan Baci, Endri Hasa etj. Emra këto ku disa prej tyre kanë pretenduar gjithmonë por s?kanë mundur të jenë kurrë fitues por edhe të tjerë që kanë qenë pjesë e listave, por me shumë mundësi janë në zonën e kuqe ose jashtë listës.

Ka dhe shumë emra të tjerë por ata nuk po i përmendim, emrat do i kuptoni pas shpërthimit të tyre kur të mësojnë se Luli i ka lënë sërish me gisht në gojë./CNA.al





Lajmet e fundit nga