web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Topalli prezanton kandidaten për deputete të Beratit/ Grua intelektuale, njeri i letrave e artit

6 Mars 2021, 14:34, Politikë CNA

Drejtuesja e Lëzvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli ka prezantuar kandidaten e re për qytetin e Beratit, Miranda Haxhia.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook.

Kandidatja e Lëvizjes për Ndryshim, Haxhia ka një ekesperiencë prej 22 vitesh jo vetëm në mësimdhënie, por edhe në Mistrinë e Kulturës.

“Miranda Haxhia, gazetare, intelektuale, njeri i letrave e artit; kandidate per Beratin me Levizjen per Ndryshim.
Zonja Miranda Haxhia ka lindur ne Berat, eshte diplomuar në Universitetin ?Aleksander Xhuvani? për gjuhë e letërsi;
Ka nje eksperience prej 22 vjet mësim-dhënie, si edhe ne Ministrinë e Kulturës; Ka dhjetra artikuj të publikuar në median e shkruar; disa libra të botuar në Shqipëri e jashtë vendit. Aktualisht drejton e menaxhon nje studio fotografike”, shkruan Topalli./CNA.al





Lajmet e fundit nga