web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Do ta fusin Shqipërinë në shtegun e duhur të zhvillimit”/ Paloka takim me Lidhjen Demokratike të Gruas

28 Shkurt 2021, 16:30, Politikë CNA

Drejtuesi politik i Qarkut Durrës, Edi Paloka ka zhvilluar një takim me anëtaret e Lidhjes Demokratike të Gruas.

Gjatë takimit Paloka ka ndalur tek pikat kryesore të programit ku qëllimi mbetet zhvillimi i Shqipërisë.

?Ne jemi këshilluar me specialistë të vendeve në zhvillim, kemi mobilizuar mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar, për të siguruar që planet të jenë gjithëpërfshirëse e të detajuara, për ta shpëtuar Shqipërinë dhe për ta futur në shtegun e rritjes?, është shprehur Paloka.

Sipas tij, ?programi përfshin: anëtarësimin në Bashkimin Evropian; rehabilitimin e ekonomisë; shërimin nga papunësia; rikthimin e të rinjve; angazhimin e gruas; zhvillimin e arsimit e të infrastrukturës, e shumë pika të tjera?.

?Ne do të lëvizim buxhetet që shpenzohen për gjëra të panevojshme, drejt pikave të nxehta që kanë vërtet nevojë në Shqipëri. Së bashku me ju, do ta fusin Shqipërinë në shtegun e duhur të zhvillimit.

Shqipëria ka mbetur në vend-numëro!

#ShqiperiaFITON?, është shprehur Edi Paloka gjatë takimit me anëtaret e Lidhjes Demokratike të Gruas së PD-së.

 





Lajmet e fundit nga