web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Futi në listë mësuesen që ka ndërruar jetë/ Justifikohet Kujtim Gjuzi: Po ta kisha parë unë...

27 Shkurt 2021, 20:26, Aktualitet CNA

Pasditen e sotme aktivisti Astrit Seranaj ka denoncuar një skandal të Kujtim Gjuzit.

Ky i fundit, i cili është edhe kryetari i partisë Konservatore ka nisur me hartimin e listës së kandidatëve për deputetë, por ajo që u zbulua nga aktivisti ishte se pjesë e kësaj liste ishte një mësuese, e cila ka ndërruar jetë katër muaj më parë.

Në një prononcim për Abc, Gjuzi shprehet se ishte lapsus i stafit, pasi lista e një viti më parë nuk ishte rifreskuar.

?Ka qenë lapsus dhe është korrektuar. Ka qenë gabim. Kandidatët që vendosim në listë vijnë të gjithë në zyrë, por atje ku kanë qenë të rreshtuar te lista paraprake, që është një vjeçare, e ca më tepër. Kam pasur një komunikim me familjen e saj dhe e kam korrektuar.

Gabimisht. Ajo ka qenë anëtare e partisë Konservatore. Astrit Seranaj është me vonesë, pasi e kam korrektuar. Është lapsus administrativ. Po ta kisha parë unë?por në momentin që e vura re e hoqa.

Në vend që të shikojnë aty profesorë, doktorë të shkencave shkojnë kapen në një lapsus shkrimor, administrativ, që është e stafit. Kemi qenë me ngarkesë? tha ai./CNA.al





Lajmet e fundit nga