Çmenduria e një avokati të pandehur
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...
Numri 22 i Partizanit, sulmuesi Tedi Cara është tashmë pjesë e ?arenës së gjigandëve?. Në derbin kundër Tiranës, ai tregoi forcë dhe karakter, jo të zakonshëm për një 20 vjeçar. Pjesë e Kombëtareve të moshave, ai ende nuk e ka marrë ftesën nga Kombëtarja A, të cilën shpreson që ta marrë sa më shpejt. Përveç se ndiqte ndeshjet e idhullit të tij, Rikardo Kaka, si i çmendur në televizor, futbollin e praktikonte në lagje, me shokët e tij.
Prindërit besuan te talenti i tij dhe fillimisht e regjistruan të stërvitej me klubin e Besës së Kavajës, ndërsa Cara ia shpërbleu duke u bërë pjesë e klubit kryeqytetas të Partizanit. Në një intervistë për rubrikën ?Talenti Shqiptar?, në fshf.org, ai tregon se dashuria për futbollin e ka bërë të sakrifikojë shkollën. Të mbajë veshur fanellën e Kombëtares, edhe pse jo ende nën urdhrat e trajnerit Reja, e konsideron si vlerësim të madh dhe tregon se ruan marrëdhënie të mira me çdo staf të ekipeve kombëtare që ai është grumbulluar dhe ka luajtur.
Ecurinë dhe objektivat me klubin, momentin më të lumtur të karrierës së tij, të cilin ai thotë se e ka ende të freskët, e ardhmja me Kombëtaren dhe synimet, i kuqi i Partizanit dhe djaloshi kuqezi i Shqipërisë, i rrëfen në intervistën më poshtë.
? Si lindi dëshira dhe pasioni për futboll? Cili ishte njeriu i parë që të afroi me këtë sport dhe besoi te ti?
? Si fëmijët e tjerë, edhe unë kisha shumë dëshirë të luaja futboll dhe në fillim luanim me shokët në lagje çdo pasdite kur ktheheshim nga shkolla. Më pas, filluam të shkonim shpesh në kalçeto. Mua më pëlqente shumë të luaja dhe prindërit e mi e panë që unë kisha talent dhe luaja me dëshirë dhe me pasion të madh. Kështu, ata vendosën të më lejonin që të filloja stërvitjen me ekipin e Besës, ku shkoja çdo ditë. I jam vërtetë falënderues atyre, sepse besuan tek aftësitë e mia dhe më lejuan që unë të ndiqja pasionin tim.
? Je pjesë e Kombëtares se moshave. Si është marrëdhënia juaj me grupin dhe trajnerin në ekipin kuqezi?
? Fillimisht dua të theksoj që ndihem vërtetë i vlerësuar që e kam veshur këtë fanellë në çdo grup-moshë të Kombëtares dhe është një motivim shumë i madh. Me çdo trajner, me stafet e ekipeve kombëtare, me djemtë, kam pasur një marrëdhënie vërtetë shumë të mirë dhe vazhdoj të kem një marrëdhënie shumë të mirë.
? Po për ecurinë me klubin çfarë mendon? A je i kënaqur?
? Deri tani jam shumë i kënaqur. Me Partizanin jemi në rrugën e duhur, kjo edhe falë punës së të gjithëve dhe harmonisë që kemi në grup. Kemi një objektiv, që është titulli kampion dhe besoj që me këtë grup të mirë që kemi, deri në fund të sezonit do ta arrijmë këtë objektiv.
? Si e përjetove momentin kur more ftesën e parë nga kombëtarja dhe debutimi me ngjyrat kuqezi? (debutimi me ekipin kombëtar te moshave)
-Shumë i lumtur realisht sepse gjithmonë e kam pasur ëndërr që një ditë të isha pjesë e Kombëtares. Tani dëshira ime e madhe është të debutoj me Kombëtaren e madhe, pasi normalisht është ndjesi tjetër. Në debutim e nisa mirë, duke fituar një ndeshje miqësore.
? Si e shikoni të ardhmen e Kombëtares duke pasur parasysh grupin e lojtarëve që ka aktualisht. Deri ku mund të arrijë kjo skuadër, çfarë objektivash mund të realizojë?
? Kjo grup-moshë ka shumë lojtarë cilësorë që mund të bëjë shumë mirë. Objektivi ynë është të kualifikohemi dhe të ecim përpara. Në kualifikueset e kaluara kishim mundësi kualifikimi por nuk ia dolëm, pavarësisht se kemi treguar karakter dhe jemi përmirësuar shumë në lojë.
? Cili ka qenë momenti apo episodi më i lumtur në karrierën tënde deri tani? Me kombëtaret e moshave dhe me klubin.
? E kam ende të freskët momentin më të lumtur në jetën time, që ka të bëjë me derbin kundër Tiranës, ndeshje që e fituam me rezultatin 1-0. Kam pasur shumë dëshirë të luaj një derbi dhe përveç kënaqësisë që mora që u aktivizova në lojë, arritëm edhe të fitonim.
? Cila është sakrifica më e madhe që ke bërë për futbollin?
? Kur isha i vogël nuk kam shkuar shpesh në shkollë, pasi shkoja në stërvitje, por edhe shumë gjëra të tjera që i kam lënë pasi i jam përkushtuar shumë futbollit.
? Çfarë synimi ke për të ardhmen?
? Synimi im është që të marr ftesën e Kombëtares A dhe të luaj në një ekip jashtë vendit.
? Cili është idhulli yt në kombëtaren ideale? Ose kush është modeli yt në futboll?
? Kur kam qenë i vogël, kam pasur idhull Rikardo Kaka dhe prej tij kam nisur ta ndjek futbollin si i çmendur. Edhe tani që jam te klubi i Partizanit, kam marrë numrin që ai ka pasur tek ekipi i Milanit, numrin 22.
Kukësi u mund nga Partizani në një ndeshje me rrjedhë të çud...
Sot në mbrëmje do të rikthehet Liga e Kampionëve, teksa Laci...
Dopieta dhe kthimi i rezultatit nga 2-0 në 2-3 për të tijtë ...
Është gjithmonë e vështirë të rinovosh me një lojtar, sidomo...
Ish-trajneri i Tiranës, Nevil Dede, mendon se Vllaznia po ga...
Ish-trajneri dhe tani në rolin e analistit, Shkëlqim Muça, k...
E imagjinoni dot një Vllazni që e mbyll sezo nin si kampione...
Jasir Asani u largua nga Partizani në merkaton e dimrit në ...
Faza e dytë e kampionatit ndryshoi rrënjësisht rrjedhën e Kr...
Luis Kavanda ishte transferimi i bujshëm që skuadra shqiptar...
Eraldo Çinari ka gjetur buzëqeshjen e tij, pas një periudhe ...
Real Madrid rrezikon të përfundojë nën hetim për evazion fis...
Jasir Asani po zhvillon një sezon të mirë me Partizanin. “In...
Shkëlqim Muça nuk e sheh Marsel Ismajlgecin si një futbollis...
Kur duhet një muaj nga nisja zyrtare e rrugëtimit për Botëro...
Disiplina mbetet kriteri dhe kërkesa numër një nga trajneri ...
Ndahet nga jeta ish-futbollist i Tiranës dhe i ekipeve Kombë...
Laçi është një nga ekipet më në formë të Kategorisë Superior...
Kontratat duhen lexuar mirë dhe fatmirësisht në ditët e sotm...
Presidenti i Partizanit, Gazment Demi, është krenuar me sjel...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...