web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rey Manaj shkëlqen te Barcelona, shënon dy gola për 30 minuta

18 Shkurt 2021, 08:27, Sport CNA

Rei Manaj është kthyer që të shënojë me fanellën e Barcelonës B. Katalanasit u përballën kundër Prat në kampionat, ndërsa përballja përfundoi në shifrat 2-2. Sulmuesi shqiptar realizoi në minutën e 51 për t?i dhënë avantazhin e përkohshëm miqëve, duke mos gabuar nga 11-metrat.

Në minutën e 60 do të ishte Neeskens që do të rikthente ekuilibrat. Megjithatë Rei Manaj ka shënuar edhe dopietën personale në të 81-ën, teksa sërish nga ?ruleta ruse? nuk ka gabuar për të mposhtur portierin kundërshtar. E kur pritej që ndeshja të mbyllej me fitoren e Barcelonës B, Domi do të barazonte përfundimisht takimin.





Lajmet e fundit nga