Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Albana Fico u shpreh se nuk pretendohet që testi i shpejtë të zëvendësojë atë PCR por të kapë transmetueshmërinë e shpejtë të virusit.
Në një intervistë për ?ABC News? Fico shtoi se pavarësisht futjes së testit të shpejtë numri i tamponëve PCR në ditë shkon në 1600, ndërsa u shpreh se me apo pa mutacione të COVID shifrat e infektimeve janë të larta.
Sipas saj, duhet një vëmendje më e shtuar për të trajtuar persona që kanë nevoj për ndihmën spitalore.
?Kjo është një situatë dinamike e cila nuk thotë asgjë. Nga dita në ditë ka disa ndryshime. Është shumë e vështirë të thuash që brenda një jave si do ndryshojë kjo gjë. Megjithëse ka njerëz që e vuajnë sëmundjen, vështirësia është se sëmundja bën ciklin e vet dy javor. Shifrat janë këto që janë. Dita e sotme është e ngarkuar.
Sistemi shëndetësor është mësuar me këto kriza të momentit. Ne e kemi kuptuar që javë të kësaj natyre kemi pasur në valën e parë dhe në valën e dytë. Duhet vëmendje për të trajtuar të gjithë personat që kanë nevojë për ndihmë spitalore. Testimi i shpejtë ka një tjetër qëllim nga testimi me PCR. Njëri detekton proteinën ndërsa PCR detekton ADN e virusit, Testet e shpejta mbulojnë dy gjëra kryesore, të japin mundësinë të kuptosh infeksionin në popullatë dhe jo llojin e virusit. Ne nuk kemi detyrë vetëm të themi se cili virus është. Transmetueshërinë e lartë e kap më shpejt testi i shpejtë.
Ka një udhëzues për personelin mjekësor. Ne nuk pretendojmë që testi i shpejtë të zëvendësojë PCR. Ai na ka treguar rritjen e pozivitetit në popullatë. Ne kemi dërguar mostra në Angli duke u nisur nga disa kritere por asnjëherë testi i shpejtë nuk e ka zëvendësuar PCR. Numri i tamponëve në ditë shkon te 1600. Duhet të kuptojmë që testimi nuk është thjeshtë një fjalë por një mekanizëm i tërë që bazohet në element teknik të caktuar?, u shpreh Fico.
Fico u shpreh se është herët për të folur për masa të reja pasi do të shikohet efekti i atyre që u bënë publike në datë 11. Drejtoresha e ISHP theksoi se të hënën do të vijë dërgesa e radhës nga Pfizer ndërsa një ngarkesë nga AstraZeneca pritet të mbërritur në dy javët e para të muajit Mars.
?Ne bashkë jemi mësuar që ndërhyrja për të marrë masat është të kuptojmë nëse i kemi respektuar masat. Masat vlerësohen në fragmente dy javore. Në datën 11 janë publikuar masat që kemi tani në fuqi që janë mësimi online, ora e re policore. Ne kemi thënë se pas dy javësh do të rivlerësohen. Ka dy grupime, ka njerëz që thonë ta mbyllim fare, ka dhe nga ata që thonë nuk duam ta mbyllim. Në mes tyre ka edhe një linjë shkencore, vëzhgohet situata. Lockdown ka vërtetuar që nuk ka qenë i suksesshëm pas momentit të parë. Momentin e parë i dha frymë sistemeve shëndetësore. Apeli ynë i përsëritur, institucionet monitoruese, bizneset po të bëhen të gjithë bashkë mund të ketë rezultat.
Ne fillojmë me bluza të bardha, por vaksinimi do të jetë i kombinuar. Ajo që ne dimë është që Pfizer na ka futur në kalendarin e vet. Do kemi një dërgesë tjetër ditën e hënë, AstraZeneca ka kushte më të mira të ruajtjes së vaksinës. Ne dimë atë që na vjen ditën e hënë. AstraZeneca ka folur për shpërndarje sipas një kalendari që ata vetë e kanë publikuar dhe bëhet fjalë për dy javët e para të marsit?, deklaroi Fico./CNA.al
Moti i keq, reshjet e borës dhe prezencat e akullit sollën v...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka informuar qytetarët se qarkull...
Dy familje, ajo e Agron Fushës dhe Gazmir Zgurit në Farkën e...
Ministrja e Transportit dhe Energjitikës, Belinda Balluku ka...
Pas arrestimit të mjekut Edvin Prifti, SPAK i ka gjetur bllo...
Mjeku Rustem Celami ka bërë një dedikim të ndjerë për kolegu...
Reshjet e borës kanë pushuar, por shumë zona rurale vazhdojn...
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) në Tiranë...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme më një urim p...
Pandemia e COVID-19, e cila ka rritur ndjeshëm vdekshmërinë ...
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi, beso...
Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri do të përfaqësohet me tre k...
Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli e ftuar në ...
Mjeku i njohur epidemiolog, Ilir Alimehmeti, ka kritikuar ar...
Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar arrestimin e doktorit t...
Ditën e martë, kreu i Policisë italiane, Franco Gabrielli, k...
Reshjet e borës kanë pushuar, por shumë zona rurale vazhdojn...
Rezultati i pritshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim ësht...
Ish ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj ka komentuar procesin...
Afrimi i zgjedhjeve dhe “ëndrra për një karrige” ka rishfaqu...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...