web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Për ata që i shohin gratë e vajzat si jastëk zbukurimi”/ Majlinda Bregu del me thirjen e fortë

11 Shkurt 2021, 13:15, Politikë CNA

11 shkurti, shënohet si ?Dita Ndërkombëtare e Grave dhe Vajzave në Shkencë?, shpallur e tillë me një rezolutë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 22 dhjetor të vitit 2015.

Në këtë  ditë të shënuar ka reaguar dhe Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo shkruan se, çdo investim tek gratë e vajzat nuk shkon kot! Më shumë gra në sipërmarrje dhe si pjesë e fuqisë punëtore do të rriste PBB-në në.

Sa për ata që akoma i shohin gratë e vajzat si jastëk zbukurimi, lërini të harrohen në paaftësinë e tyre, shton Bregu në reagimin e saj.

“Êshtë dita e grave dhe vajzave që zgjedhin shkencën si karrierë; teknologjinë si punë të përditahme; inovacionin si pasion.

Po! Është ende e pasigurt se kur Ballkani Perëndimor do të arrijë të vaksinojë miliona banorë. Po aq është e pasigurt situata ekonomike e pasojat në struktur?n sociale të vendeve tona. Vazhdoj të besoj se çdo investim tek gratë e vajzat nuk shkon kot! Më shumë gra në sipërmarrje dhe si pjesë e fuqisë punëtore do të rriste PBB-në në rajonin e Ballkanit Perëndimor deri në 20%.

Programe për të mb?shtetur gratë e vajzat në STEM; curricula universitare që frym?zojnë e nxisin vajzat të studiojnë shkencë, matematikë, IT dhe programe profesionale e politika për punësuar gratë e vajzat me ide inovatore, jan? politika që i zbardhin faqen cdo qeverie e kahu politik!

Sa për ata/ato që akoma i shohin gratë e vajzat si jastëk zbukurimi, lërini të harrohen në paaftësinë e tyre!”/CNA.al





09:56 Politikë

Kushëriri i Lulit!

Një familjar i Lulzim Bashës, i quajtur Altin Basha dje kish...

Lajmet e fundit nga