web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Qëlloi me armë zjarri në ajër/ Arrestohet 62 vjeçari në Tiranë

10 Shkurt 2021, 13:52, Kronika CNA

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas një telefonate të marrë nga qytetarët në Sallën Operative se në rrugën “Hysen Kaleshi”, tek Bregu i Lumit, një shtetas po qëllonte me armë zjarri në ajër, menjeherë kanë shkuar në adresën e dhënë.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale u bë i mundur identifikimi dhe vënia në pranga e shtetasit D. P., 62 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se në gjendje të dehur ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit automatike, me të cilën ky shtetas ka qëlluar në ajër.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe ?Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.





Lajmet e fundit nga