web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Situata nga Covid/ Mjeku Vargu: Shqipëria më keq se vendet e tjera, kjo është arsyeja

9 Shkurt 2021, 19:27, Lifestyle CNA

Mjeku Petrit Vargu foli mbi situatën e pandemisë në vend, ku sipas tij është një situatë shumë e rëndë në krahasim me vendet fqinje apo dhe me vendet e tjera që kanë marrë masa të tjera shtrënguese.

Sipas mjekut Vargu kjo situatë vjen si pasojë e keqmenaxhimit nga Ministria e Shëndetësisë pasi çdo strategji në vendin tonë ka qenë e vonuar dhe e gabuar, pasi masat duhet të ishin totalisht ndryshe.

?Situata në Shqipëri është shumë e rëndë sesa e vendeve fqinje dhe e vendeve të tjera të cilët kanë marrë masa të tjera shtrënguese shumë më të mëdhaja se këto.

Neve jemi në një situatë ku kryefjala do të jetë vetëm me problemet e vaksinimit dhe me problemet e Covid-it, por ne çuditërisht po merremi sot me porte, me Lungomare dhe me gjëra të tjera.

Masat duhet të jenë totalisht ndryshe, duhet të jenë masa të cilat lidhen me testimin.

Situata që ne kemi unë e shikoj pesimiste dhe kjo vjen si pasojë e strukturave të Ministrisë së Shëndetësisë që nga ministrja Manastirliu, ndoshta që nga kryeministri që del për të thënë ose për t?i lehtësuar punën ministres që e gjithë pesha e këtij dështimi do të binte vetëm tek ministrja të gjithë do të kërkonin dorëheqjen e saj.

Në vendin tonë strategjia gjithmonë ka qenë e vonuar dhe e gabuar. Këtë e shikojmë në të gjithë momentet. Ne jemi vendi i fundit në Evropë që morëm testet e shpejta në fund të viti që shkoj. Ne jemi vendi i fundit në Evropë që morëm disa respiratorë. Ne jemi vendi i fundit në Evropë që kemi instaluar tubat e gazit nëpër spitale dhe kjo punë ka mbaruar vetëm dy muajt e fundit?, tha mjeku Vargu për ?Fax News?./CNA.al





Lajmet e fundit nga