web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Kemi marrë më shumë thirrje në urgjencë”/ Brataj: Shumë pacientë kërkojnë të kurohen në shtëpi

9 Shkurt 2021, 07:44, Aktualitet CNA

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj thotë se vetëm ditën e djeshme në 24 orë në urgjencë kanë ardhur 365 thirrje më shumë se zakonisht.

I ftuar në ABC e Mëngjesit, ai bëri me dije se shumë pacientë kërkojnë të kurohen në shtëpi.

?Dita e djeshme ka pasur 365 thirrje më shumë . Zakonisht në këtë periudhë bëjmë 1600 vizita në ditë. Ndërsa 482 vizita të kryera në shtëpi nga 161 për covidin. Që do të thotë personat që trajtohen në banesë marrin në telefon, ata që janë përkeqësuar ne i çojmë në spital.
Janë shumë faktorë që ndikojnë në ecurinë e sëmundjes. Megjithatë ka edhe shumë qytetarë që duan të trajohen në shtëpi dhe mjeku nuk mund ta imponojë edhe e kurojmë në shtëpi. Nga data 9 mars janë kryer 791 thirrje për Covid?, tha Brataj./CNA.al





Lajmet e fundit nga