Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Në 6 nga 12 qarqe në vend, në tremujorin e katërt të vitit, rritja e vdekjeve mëse u dyfishua, duke u luhatur nga 100-125%?
Gjirokastra, Shkodra dhe Lezha rezultojnë qarqet që në vitin 2020 kanë pasur rritjen më të lartë të fataliteteve shtesë, në raport me popullsinë përkatëse, duke marrë dhe goditjen më të madhe nga Covid-19.
Sipas të dhënave zyrtare nga Gjendja Civile, nga rreth 6 mijë vdekje shtesë që u regjistruan në 2020-n në krahasim me vitin e mëparshëm, por dhe me mesataren 2015-2019, rreth 1,800 ose 30% e tyre ishin në Tiranë, 732 në Fier dhe 681 në Elbasan.
Por, në raport me popullsinë përkatëse, renditja është tërësisht e ndryshme. Shtesa e jetëve të humbura për 1,000 banorë, që në pjesën më të madhe tregon ndikimin që ka pasur Covid-19, ishte më e larta në Gjirokastër. Në qarkun jugor, që ka një popullsi të moshuar, për shkak të emigrimit të lartë, në vitin 2020 u regjistruan 937 humbje jete në total, me rritje prej 24.3%. Ndërsa shtesa e vdekjeve për 1000 banorë ishte 3.5, sipas të dhënave zyrtare të Gjendjes Civile dhe INSTAT për popullsinë, të përpunuara nga Monitor.
Ky tregues është përkeqësuar edhe për shkak të vijimit të tkurrjes së popullsisë edhe gjatë vitit 2020. Gjirokastra është edhe qarku që në vite normale ka një normë të lartë vdekshmërie (12.3 për 1 mijë banorë në 2019-n, për të arritur në 15.8 vdekje për 100 banorë në vitin 2020).
Në tremujorin e tretë, Gjirokastra renditej e gjashta për shtesën e vdekjeve në raport me popullsinë, por rritja e valës së të infektuarve në nëntor dhe në dhjetor në këtë rajon u shoqërua me më shumë fatalitete, duk ee kaluar të parën në vend.
Pas Gjirokastrës, Shkodra dhe Lezha kanë vijuar të jenë qarqet me më shumë fatalitete të shkaktuara nga pandemia, me 3 vdekje shtesë për 1 mijë banorë. Këto dy qarqe u goditën që në tremujorin e tretë të vitit. Më pas renditen Fier (2.7), Elbasani (2.7), Korça (2.5), berati (2.1), Tirana dhe Durrësi me nga 1.9, Kukësi (1.4) dhe në fund janë Vlorë (1.1) dhe Dibra (1).
Situata ka qenë më e vështirë në tremujorin e katërt, ku dhe humbjet e jetëve në vend rezultojnë të jenë pothuajse dyfishuar në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë (nga 5,400 në 10.6 mijë). Të gjitha qarqet pa përjashtim kanë rezultuar me rritje të ndjeshme të fataliteteve shtesë, që ishte më e fortë në Elbasan (+125%), Kukës (+124%), Fier (+121%), Berat (109%), Shkodër (106%), Tiranë 100%. Në total, 6 nga 12 qarqe gjithsej në vend kanë shënuar mëse dyfishim të fataliteteve në 2020-n, në raport me vitin e mëparshëm.
Më e ulët rezultoi rritja e vdekjeve në tremujorin e katërt (me bazë vjetore) në Vlorë (+57%), në Dibër (+73%) dhe në Durrës (+ 77%).
Pavarësisht se kanë qenë më të goditurat nga Covid-19, Tirana dhe Durrësi mbeten dy qarqet që në total kishin numrin më të ulët të vdekjeve në raport me popullsinë (përkatësisht 8 dhe 8.9). Të dy këto qarqe janë të vetmet që kanë parë rritje të popullsisë edhe në 2020-n, sipas INSTAT, për shkak të migracionit të lartë që orientohet drejt qendrës dhe kanë një moshë mesatare më të re. Ndërkohë, të gjitha qarqet e tjera në 2020-n shënuan ulje të popullsisë, e ndikuar kryesisht nga migrimi i brendshëm dhe emigracioni.
Nëntori dhe dhjetori më të vështirët, por edhe janari 2021 fillon me rritje
Shifrat zyrtare tregojnë se vdekshmëria në vend ka filluar të rritet që nga muaji qershor, për të kulmuar në nëntor e dhjetor, kur u shënuar një dyfishim i tyre (përkatësisht 111% dhe 98%).
Të dhënat paraprake tregojnë se edhe në janar 2021, situata ka qenë e rënduar, ndonëse në nivele më të lehtësuara në raport me dy muajt e fundit të 2020-n.
Vetëm në janar u shënuan rreth 600 jetë të humbura shtesë, me një rritje prej 28% në raport me të njëjtin muaj të një viti më parë. Vala e pandemisë filloi të përkeqësohej sërish në gjysmën e dytë të janarit, për të vijuar më e rënduar në shkurt, duke paralajmëruar për një rritje më të lartë të fataliteteve në muajin e dytë të vitit aktual./Monitor





Në zgjedhjet e vitit 2021 votuesit shqiptarë do të kenë mund...
Drejtuesi i emisionit “Stop”, Saimir Kodra, tha se pas rasti...
Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka treguar një h...
Gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar mbrëmjen e sotme se si funk...
Komisioneri shtetëror për zgjedhjet, Ilirjan Celibashi ka fo...
Vajza që shihni në foto është Sidorela Çela, infermierja e a...
Gazetarja e kronikës Anila Hoxha, ka treguar mbrëmjen e sotm...
Skandali ‘Tire’ është zgjeruar dhe sot policia ka arrestuar ...
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, u shpreh se zgjedhjet e 25...
Ditën e sotme u arrestuan në spitalin e Sanatoriumit 3 infer...
Analisti Fatos Lubonja ka komentuar deklaratën e kreut të KQ...
Gjyqtarja Mimoza Margjeka ndodhet në “arrest shtëpie” për sh...
Analistët Andi Bushati dhe Baton Haxhiu në komentet mbi inte...
Zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli duke komentu...
Gjatë konferencës së sotme për situatën epidemiologjike në v...
Analisti Frrok Çupi teksa komentuar ngjarjet politike në ven...
Kryeministri Edi Rama së bashku me kryetarin e Bashkisë së T...
Ministria e Arsimit ka publikuar datat e provimeve të maturë...
Situata e rëndë që është krijuar nga Covid ka bërë që Greqia...
Qeveria Ruse ka dëbuar një diplomate shqiptare në formë hak...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...