“Përjashtohen sanitaret e spitalit nga vaksinimi”/ Berisha: Akt çnjerëzor!
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një pu...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, kanë inspektuar Qendrën e re Shëndetësore Lanabregas në periferi të Tiranës, një investim i qeverisë shqiptare në kuadër të programit kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore.
“Është një qendër shëndetësore e cila do t?i ofrojë kujdes shëndetësor rreth 5 mijë banorëve të Lanabregasit dhe jemi me të vërtetë të kënaqur që e bëmë realitet një premtim që ju kishim dhënë. Kemi filluar tashmë jo vetëm me programin e rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore, ku vetëm qarku i Tiranës ka përfituar nga ky program 52 qendra shëndetësore dhe pika ambulance të rehabilituara, por edhe përshtatjen e ofrimit të shërbimit sipas zhvillimeve demografike që kanë ndodhur në kryeqytet”, tha Manastirliu.
Ministrja Manastirliu theksoi se pavarësisht pandemisë, po vijohet me investimet në shëndetësi për ndërtimin e projekteve të medha si Materniteti i Tiranës, Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme dhe disa projekte të tjera madhore, me fokus përmirësimin e shërbimit për qytetarët.
“Puna jonë nuk do të ndalet këtu sepse investimet janë duke vazhduar në çdo cep të vendit, mbështetja për mjekët dhe infermierët është duke vazhduar, projekte të mëdha janë duke vijuar, siç janë rindërtimi i materniteteve, kemi filluar edhe rindërtimin e maternitetit Mbretëresha Geraldinë në Tiranë, ndërkohë që vijon ndërtimi i maternitetit të Lezhës, ndërtimi i maternitetit të Beratit dhe sigurisht investimet e tjera madhore si Spitali i Ri i Sëmundjeve të Brendshme në Tiranë?, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë tha se këtë muaj për personelin shëndetësor është bërë realitet rritja e pagave 40%.
“Mbështesim mjekët dhe infermierët jo vetëm nëpërmjet sigurimit të kushteve të mira të punës por mbi të gjitha edhe nëpërmjet mbështetjes direkte për ta. Këtë muaj është bërë efektive dhe rritja e pagave 40% për mjekët dhe infermierët dhe unë jam shumë e kënaqur që mjekët e familjes, infermierët që ofrojnë shërbime në qendra shëndetësore, mjekët në spitalet, infermierët kudo në të gjithë vendin, pikërisht kanë përfituar nga rritja e pagave 40% e bërë nga qeveria shqiptare”, tha Manastirliu.
Duke folur për situatën e pandemisë, Ministrja e Shëndetësisë tha se po bëhet një punë e madhe në terren për izolimin e rasteve, ndërsa kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për kufizimin e përhapjes së COVID19.
“Në Tiranë kemi hapur, përveç 6 qendrave të pikave të testimit në komunitet, edhe 4 qendra të tjera këtë javë. Në 54 pikat e testimit në të gjithë Shqipërinë janë kryer më shumë së 80 mijë teste të shpejta”, tha Manastirliu.
Duke vlerësuar mjekët e familjes për ndjekjen e pacientëve me covid19, Manastirliu bëri me dije se nga paketa e rimbursimit 100% për barnat në shërbimin ambulator, kanë përfituar mbi 3 mijë qytetarë.
“Nga paketa e rimbursimin antiCOVID për pacientët me simptoma të lehta dhe të moderuara, kanë përfituar më shumë se 3 mijë qytetarë, të cilët janë mbështetur direkt nga mjeku i familjes, duke i përshkruar barnat e rimbursueshme falas për ta dhe duke marrë trajtimin e duhur mjekësor”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë u ka bërë apel qytetarëve për të mos neglizhuar asnjë prej rregullave antiCOVID, pasi virusi nuk kursen askënd, as moshat e reja dhe përsëriti domosdoshmërinë e mbajtjes së maskës, higjienën dhe distancimin fizik./CNA.al
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një pu...
Bashkia e Shkodrës kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësis...
Bashkia e Shkodrës ka dhënë informacion mbi situatën e përmb...
Saranda sot është “zgjuar” ndryshe për shkak të vizitës së k...
Gjatë takimit më banorët e Gjirokastrës, kryeministri Edi Ra...
Të gjithëve na ndodh të shohim apo dëgjojmë për aksidente të...
Shefi i Sektorit në Drejtorinë e Policisë Rrugore, Mitat Tol...
Shefi i Qarkullimit Rrugor të Tiranës, Erion Ahmetaj, ka fol...
Gëzim Beqaj, inxhinier ndërtimi, në një intervistë për Euron...
Ish-deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho ka dhënë një lajm të tr...
Dokumentari Unpublished në Euronews Albania investigon fenom...
Analisti Agron Gjekmarkaj, i ftuar në emisionin “Opinion” në...
Prokurorët e SPAK janë takuar me homologet e tyre italiane, ...
Ministrja e Evropës dhe Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, dhe ...
Në intervistën e dhënë mbrëmë pas 12 vitesh mungesë në ekran...
Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri i brendshëm, ...
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka mbajtur fjalën e saj në d...
Ish kryeministri Fatos Nano, i cili theu audiencën televiziv...
Në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Sht...
Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani dhe Prokurori i...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...