web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Del fotoja/ Ky është 41-vjeçari, baba i 4 fëmijëve që u ekzekutua me “scorpion” sot në Fier

1 Shkurt 2021, 13:48, Kronika CNA

Personi që shihni në foto është 41-vjeçari Shklëzen Kastrati, i cili humbi jetën sot në një atentat me armë zjarri në Fier.Ngjarja ndodhi në vendin e njohur si ?Kthesa e Sheqit? rreth orës 10:20. Ky që shikoni në foto është viktima, baba i katër fëmijëve, ndërsa në pronësi kishte një lokal-bilardo në Fier.

Mësohet se Kastrati është goditur nga një distancë e afërt, ndërsa dyshohet se autorët kanë përdorur një armë tip ?Scorpion? me silenciator. Ndërkohë që viktimën e kanë kapur dy plumba nga ana e pasagjerit, një në krah dhe tjetri në ballë.

Kujtojmë se vëllait të Shkëlz Kastratit, Kelment Kastrati, iu bë një atentat në janar të vitit 2016 në vendin e njohur si Mulliri i Artë. Në këtë atentat mbeti i vrarë Granit Kasa, ndërsa për ngjarjen u akuzua Ermal Binjaku.

Mësohet se konfliktet mes fiseve kanë nisur në vitin 1994, kur është vrarë kushëriri i parë, Klement Kastratit. Sakaq, makina që mendohet se u përdor nga autorët, një ?Range Rover? u gjet e djegur në mbikalimin e Baltëzës në Mbrostar, ndërsa brenda tij u gjet një automatik./CNA.al





Lajmet e fundit nga