web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha me përfaqësues të shoqatës së fasonëve/ Shpalos programin ekonomik të PD

30 Janar 2021, 10:20, Politikë CNA

Kryetari i Partise Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një takim me shoqatën e fasonëve të Shqipërisë, ku ka ?shpalosur? programin ekonomik të PD.

Gjatë fjalës së tij, kreu i PD deklaroi se detyra e parë e qeverisë është të mos vonojë rimbursimet e TVSH. Basha theksoi se pas 25 prillit, çdo litër naftë do jetë 240 lekë më lirë.

?Sektori i fasonëve është një nga sektorët kyç të ekonomisë shqiptare. Sektori i fasonëve punëson një numër madh personash. Mbi 15 mijë veta kanë humbur vendin e punës vetëm në sektorin tuaj. Ajo që kemi prezantuar nuk është program mrekullish. Ai është program normalizimi dhe rimëkëmbje ekonomike. Taksa e sheshtë 9%, ulje e madhe e barrës fiskale. Çdo litër naftë do të jetë 240 lekë më lirë. Detyra e qeverisë është të mos vonojë rimbursimin e TVSH, sepse është kthyer në një ankth??, tha Basha./CNA.al





Lajmet e fundit nga