web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U përmend në përgjimet e “Ndraghetas”/ Meta: Të hetohen të gjithë zyrtarët e sekserët e përfshirë

27 Janar 2021, 20:38, Politikë CNA

Presidenti Ilir Meta ka folur mbrëmjen e sotme për përgjimet e publikuara për hetimet e antimafias italiane për grupin mafioz ?Ndrangheta?, ku u përmendën edhe emrat e disa politikanëve Shqipëri.

Meta kërkoi që SPAK të nisë menjëherë hetimet për të gjithë zyrtarët e sekserët shqiptarë të përfshirë në përgjimet e Ndrangheta-s

Sipas tij, shtimi i kullave në Tiranë në mungesë të kredidhënies, shton dyshimet për burimet e financimit dhe pastrim parash.

?Jam shprehur qartë për pyetjen konkrete që Ju bëni. Për çështjen, që është në hetim në Itali, për gjithçka që përmendet Shqipëria, për çdo zyrtar, sipërmarrës dhe sekser shqiptar, padyshim duhet urgjentisht të nisin hetimet nga Prokuroria jonë dhe nga SPAK. Fakti, që kemi një çështje në Itali, ku përmenden shumë raste nga Shqipëria, është mëse i mjaftueshëm, që të hetohet menjëherë edhe në vendin tonë.

Së dyti, është bërë evidente nga të gjitha institucionet ndërkombëtare, që ne jemi një vend mjaft problematik, sa i takon fenomenit të pastrimit të parave. Njëkohësisht, është e qartë që ka rënë kredidhënia për ndërtimin në përgjithësi dhe se ka një financim të jashtëzakonshëm për ndërtimin e shumë kullave në Tiranë, që vendosin pikëpyetje mjaft serioze për burimet e financimit?, deklaroi Kreu i Shtetit në Alb365.

Ndërkohë, kujtojmë se në përgjime është përmendur edhe emri i presidentit Meta./ CNA.al





Lajmet e fundit nga