web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Po tenton të blejë deputetët e opozitës”/ Mediu tregon qëllimin e vërtetë të Ramës

27 Janar 2021, 16:58, Politikë CNA

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka nisur tentativat për të blerë kandidatët e opozitës dhe sipas tij qëllimi i vetëm i tij është që të fitojë mbi 71 mandate në zgjedhjet e 25 prillit.

Gjatë një takimi me strukturat drejtuese në Tiranë, Mediu u shpreh se Rama po përdor të gjitha asetet e pushtetit për këtë regjim që sipas tij është i korruptuar.

?Edi Rama dhe njerëzit afër tij kanë filluar dhe po bëjnë presion mbi kandidatët apo eksponentë të opozitës, tentativa për t`i blerë dhe intimiduar ata, përfshirjen dhe angazhimin e të gjithë administratës në fushatën elektorale, të gjithë struktuarave të pushtetit qendror dhe lokal, duke përdorur të gjitha asetet e pushtetit në shërbim të këtij regjimi të korruptuar?, tha ai.

Sipas Mediut synimi i kryeministri Rama është që të fitojë I vetëm dhe një mandate tjetër qeverisës.

?Edi Rama deklaroi se po planifikon të vjedhë 75 mandate, për të qeverisur i vetëm përsëri dhe as faktet skandaloze të manipulimit të zgjedhjeve, as varfërimi i shqiptarëve, as shitja e interesave kombëtare, as devijimi i boshtit Euro-Atlantik të shqiptarëve, nuk ka për t`a ndalur Ramën në rrugën e tij të manipulimit, kontrollit të pushtetit, të shtetit dhe qytetarëve shqiptarë. Pra nëpërmjet parave të blihet politika dhe nëpërmjet politikës të shtojnë paratë në interes të krimit?, deklaron Mediu.

Ai e akuzoi kreun e qeverisë se i ka dhënë pushtet krimit të organizuar dhe e ka vendosur shtetin në shërbimit të kriminelëve. Duke folur për negociatat me PD-në për të dalë së bashku në një koalicion, ai tha se nuk është duke kërkuar Pazar por vlerësimin e çdo demorkati dhe republikani, si mënyrën e vetme për të mposhtur kryeministrin aktual./CNA.al





Lajmet e fundit nga