Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga: Ilir Yzeiri
Pasi e ndoqa pjesë ?pjesë shfaqjen e Lulëzim Bashës në TV Klan te emisioni i Fevziut ?Opinion?, me qenë se po merrem këto kohë me një studim për shprehjet frazeologjike të shqipes, më ngjau se Lulëzim Bashës, me atë që tregoi mbrëmë, i shkon shprehja si «Gjeli në majë të plehut».
Ndoshta tingëllon pak ofensive, por, në këtë rast, e kam fjalën për figurën dhe rolin që luan qytetari Lulëzim Basha kur vesh kostumin e udhëheqësit të PD-së dhe kur u paraqitet shqiptarëve si kryeministri i ardhshëm i tyre. Mua personalisht më ngjan se deri tani ai po ligjëron dhe po performon si « Gjeli majë plehut ».
Mirëpo sot në mëngjes lexova te «Peizazhet e fjalës» një studim brilant të Ardian Vehbiut mbi një klishe historike të ligjërimit në vitet ?60 ku ai analizon shprehjet e përdorura nga Enver Hoxha në luftë verbale me Hrushovin që u kthyen në klishe, si : « edhe bar do hamë e nuk nënshtrohemi » apo « u shitët për 30 aspra » , në studimin me titull : « Zanafilla komplekse e një klisheje », botuar sot te Peizazhet, siç e përmenda. Në këtë studim të Vehbiut ndesha dhe një shprehje që e ka përdorur Maoja për të karakterizuar imperializmin amerikan si «tigër prej letre », një shprehje që vjen nga kultura kineze e epokës Ming. Ndaj m?u duke se edhe Basha mbrëmë, disa herë shfaqej si « Gjeli në majë plehut » dhe në disa të tjera si « Tigër prej letre ».
Po le t?i marrim sendet me radhë.
Ligjërimi i Lulëzim Bashës është më i vrafri dhe më i dobti ndër ligjërimet që artikulojnë politikanët te ne. Ai është i rrafshtë, pa ngjyrë dhe mbështetet vetëm në një regjistër : tonaliteti i ngritur dhe vetëm në një stil apo model që është stili akuzues.
Basha është një prokuror shëtitës, pa pagesë që e nis paraqitjen e tij dhe shfaqjen në publik duke lexuar pretenca. Si prokuror ai ka përballë një kriminel apo një të pandehur imagjinar dhe i numëron atij krimet që ka kryer, por jo ato që kanë ndodhur dhe ato që ka bërë realisht viktima që Luli vë në shënjestër, por ato që ka bërë personazhi i së keqes që ai ka ndërtuar në përrallën që tregon.
Sipas Lulëzim Bashës Shqipëria është në gjendjen më të keqe, populli shqiptar, sipas tij, është zhytyr në errësirë, në varfëri e në mjerim dhe krimi e korrupsioni po vrasin me mijëra vetë. Vendi është mbulura nga zija e mjerimit dhe nga papunësia. Një grup njerëzish po i hanë shqiptarët të gjallë dhe po i pjekin trupat e tyre nëpër zgafella. Për t?i shpëtuar ata po vjen Lulëzim Basha.
Ai ka një program që e ka ndërtuar me njerëzitr më të zotë dhe më të ndritur ndër shqiptarë. Sapo ai të bëhet kryeministër, do të zhduket papunësia, do të zhduket mjerimi, do të vejë në djall korrupsioni, do të kthehen me miliona shqiptarë dhe atdheu ynë i dashur soacialist do të kthehet në një kantier ndërtimi e do të nisin të ndërtohen hekurudha, kombinate, ura e autostrada.
Siç shihet ky lloj ligjërimi është një imitim i pavetëdijshëm i modelit revolucionar komunist dhe natyrisht më i lehti për t?u përdorur nga liderë mediokër dhe të paaftë. Ky lloj ligjërimi, zakonisht, përdorej në format e edukimit në kohën e Partisë së Punës dhe atë e recitonin komunistë të devotshëm sa herë që atyre u kërkohej të merrnin një anagzhim para nënës parti.
Lulëzim Basha thotë që unë jam i vetmi politikan që nuk jam rritur e formuar në komunizëm, por ai nuk na tregon dot se ku është formuar. Pikërisht këtë mungesë e ka mbushur modeli komunist i ligjërimit i bartur në PD nga idhulli i tij shpirtëror Sali Berisha. Ky është i vetmi shtrat mbi të cilin ai mund të vendosë artikulimin e tij politik sa herë që shfaqet në publik.
Ligjërimi populist dhe ai totalitar ngrihet i gjithi mbi një realitet virtual. Thelbi i atij ligjërimi është jo trasnparenca, por fshehja, jo rrëfimi i realitetit, por denoncimi dhe vizatimi i një areali të mbushur me të gjitha plagët që kapitalizmi i ka shfaqur në vite. Karakteristikë e ligjërimit të mbështetur mbi modelin enverist të paraqitjes së sendeve është fshehja e së vërtetës nga brenda dhe mbulimi i saj.
Tabuja për të përmendur dobësitë dhe gabimet e bën Lulëzim Bashën që kur shfaqet në publik as emrin të mos ia përmendë Jozefina Topallit. Imitimi i pavetëdijshëm që Basha i bën ligjërimit enverist të rrënjosur nga Berisha në trashëgiminë e kulturës së PD-së, e ka bërë atë që të paraqitet jo si një njeri normal, me gabime e me vese, por si një hero që vlon nga afshi i betejës, që kërcënon, që premton, që sheh në fushën e betejës vetëm kundërshtarë, por jo njerëz që mendojnë ndryshe.
Realiteti që ai vizaton është një e dhënë ideologjike që duhet marrë pa vërtetim . Ata që guxojnë t?i kujtojnë atij se në atë realitet që ai vizaton gjërat nuk janë ashtu si i paraqet ai, janë tradhtarë dhe të shitur. Kush nuk e beson atë çon ujë në mullirin e armikut. Pikërisht siç patën bërë edhe komunistët pas çlirimit të vendit. Paraqitja bardhë e zi e realitetit nuk është realiteti vetë, por është njolla e zezë në mendje e atij që frymëzohet nga teoritë e luftës për ta shkatërruar kundërshtarin me mjetet e ligjërimit.
Dhe pikërisht për të gjitha këto Lulëzim Basha herë më ngjan sikur këndon si ai gjeli majë plehut, sidomos atëhere kur këndon për botën e re që do të ndërtojë dhe herë si tigër prej letre kur kërcënon me luftë, me përmbysje me konfiskime dhe përleshje./CNA.al
Te gjithe biem dakort qe kjo klase politike nuk eshte ajo qe...
Kosova dhe Shqipria janë në prag të zgjedhjeve parlamentare....
Nga Sherefedin ShehuFushata elektorale ka filluar, por reali...
Nga Erion Dasho, ekspert i Shëndetit PublikTë gjithë i mbajm...
Vaksina nuk beri pune! Shqiptaret donin mish ne kembim te bi...
Eshtë bërë virale në internet një video ku disa qeveritarë s...
Portali i qeverisë rilindase “Dritare.Net”, nuk ka vonuar t...
Qeveria Rama u gjend papritmas e përmbytur nga një video dis...
Nga Anisa ELMAZAJ; Hamza HATIKAMe fillimin e pandemisë si ed...
Rindërtimi kalon nga stomaku qeveritar i mbushur me mish, sa...
I dashur zoti Biden!Unë jam nga një vend ku njerëzve u është...
Sot u nda nga jeta Ilir Mata. La me dhimbje gruan, tre vajza...
Në datën 6 janar 2021 u mund përfundimisht revanshi antidemo...
Washingtoni u gdhi me diell sot. Prej tre ditësh këtu, kjo i...
Nga Kreshnik SpahiuJavën e kaluar isha në Shqipëri për të fe...
Janë dy mënyra sesi PD dhe LSI mund të paraqiten në zgjedhje...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...