web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Prezantoi 36 kandidatët/ Mediu tregon pse doli me listë më vete

13 Janar 2021, 11:21, Politikë CNA

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka prezantuar 36 kandidatët për deputetë në Qarkun e Tiranës për zgjedhjet e 25 prillit.

Prezantimi i tyre është bërë në një kohë kur PD dhe LSI ende nuk e kanë vendosur nëse do të dalin me lista të përbashkëta në zgjedhje. Në mbledhjen e aktivit të Tiranës, kreu i PR-së Fatmir Mediu e mori fjalën pasi folën kandidatët për deputetë.

CNA.al kontaktoi me kreun e republikanëve dhe e pyeti mbi këtë lëvizje, për të cilën ai shprehet se nuk do të pres gjatë zyrtarizimin e listave nga ana e partive të tjera opozitare.

Mediu tha se ai do të hyjë në zgjedhjet e 25 prillit me apo pa koalicion me PD.

?Që të ketë një listë të përbashkët duhet të ketë secili një listë. Nëse sdo ketë të përbashket ne nuk do rrimë pa hyrë në zgjedhje. Edhe nëse ka listë të përbashkët të gjithë kandidatët jashtë listave do punojnë për PR dhe koalicionin?, tha Mediu për CNA.al.

https://www.cna.al/2021/01/13/percahet-opozita-aleati-historik-i-pd-del-me-liste-me-vete/





Lajmet e fundit nga