web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përfitimi kolektiv i vaksinimit!

13 Janar 2021, 15:38, Lifestyle CNA

Nga Dr. Blerta Brati, mjeke mikrobiologe pranë ISHP

Përtej mbrojtjes personale, personi i vaksinuar, do të ndihmojë gjithashtu në mbrojtjen e njerëzve të tjerë përveç vetes.

Në të vërtetë, vaksinimi parandalon shumëzimin e patogjenit tek personi i vaksinuar.

Vaksinimi është një veprim i domosdoshëm parandalues, i cili ka një interes të dyfishtë: të mbrojë veten ( personin qe vaksinohet) nga disa sëmundje infektive të cilat mund të jenë të rrezikshme, madje edhe fatale në raste të caktuara, dhe të shmangi transmetimin e infeksionit në komunitet.

Shumica e vaksinimeve në kalendarin e imunizimit rekomandohen shpejt pas lindjes, për disa arsye:

Ne princip:

Sëmundjet e parandalueshme nga këto vaksina mund të jenë veçanërisht serioze, madje edhe fatale, tek foshnjat dhe fëmijët e vegjël nën 2 vjeç.

Për shembull, tek fëmijët e vegjël kolla e mire ( pertusis) mund të shkaktojë mbytje, fruthi mund të komplikohet në encefalit (infeksione të trurit), meningjiti pneumokoksik ose meningokoksik mund të jetë fatal ose të ketë pasoja të rënda tek fëmijët nën 2 vjet. Prandaj është e nevojshme të vaksinoni foshnjën që në moshë të hershme përpara se ai të hasë në këto sëmundje.

Antitrupat e transmetuar nga nëna gjatë shtatzënisë zvogëlohen me muaj.

Vaksinimi i fëmijës bën të mundur marrjen përsipër të mbrojtjes së transmetuar nga nëna e tij.

Personat përreth foshnjave, mund te duket që nuk janë të sëmurë, por mund të transmetojnë sëmundje tek femijet.

Vaksinimi forcon sistemin imunitar akoma të brishtë të fëmijëve të vegjël dhe i lejon ata të mbrohen nga këto sëmundje.

 





Lajmet e fundit nga