“SPAK të hetojë gjyqtarët apo prokurorët me pasuri miliona euro”
Kryetari i Komisionit të Ligjeve i bën thirrje SPAK të nisë ...
Ditët kur merrje valixhen, niseshe për aeroport, tregoje një pasaportë dhe i hipje aeroplanit për të shkuar diku, tani për tani, janë një kujtim i largët.
Pandemia e Covid-19 ka transformuar peizazhin e udhëtimit, potencialisht për dekadat e ardhshme. Vendet në të gjithë botën po hyjnë në bllokime të reja, por edhe kur kufizimet të hiqen, ka të ngjarë që vaksinimi i detyrueshëm para udhëtimit ajror së shpejti të jetë një domosdoshmëri.
Indeksi i Pasaportave Henley, i cili mat periodikisht pasaportat më miqësore në botë për udhëtimet, ka publikuar raportin e tij të fundit.
Japonia është në krye të listës
Qytetarët aziatikë vazhdojnë të kenë dokumentet më të fuqishme të udhëtimit në botë.
Indeksi nuk merr parasysh kufizimet e përkohshme, kështu që Japonia është edhe një herë në krye të tabelës kryesuese, duke ofruar lëvizje pa viza në 191 destinacione në të gjithë botën.
Singapori është në vendin e dytë (me 190 destinacione) dhe Koreja e Jugut qëndron me Gjermaninë në vendin e tretë (me rezultatin 189). Zelanda e Re qëndron në vendin e shtatë me 185 destinacione, ndërsa Australia në vendin e tetë (184).
Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe vendet e Bashkimit Europian tradicionalisht kryesojnë, por, raporton Henley & Partners në publikimin e saj, se ?ekspertët sugjerojnë që pozicioni i forcës së rajonit do të vazhdojë pasi përfshin disa nga vendet e para që fillojnë procesin e rikuperimit nga pandemia?.
Numri i rasteve të koronavirusit aktualisht po rritet me shpejtësi si në Shtetet e Bashkuara dhe në Britani, e cila tashmë është qendra e një varianti të ri të virusit që po përhapet me shpejtësi.
Kufizimet e përkohshme të udhëtimit në lidhje me këtë nënkuptojnë se, ndërsa Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara qëndrojnë në vendin e shtatë, realiteti është se mbajtësit e pasaportave amerikane aktualisht janë në gjendje të udhëtojnë në më pak se 75 destinacione, ndërsa mbajtësit e pasaportave angleze kanë qasje në më pak se 70.
Emiratet e Bashkuara Arabe, të pandalshme
Kishte relativisht pak marrëveshje të profilit të lartë të vizave midis vendeve gjatë vitit 2020, me Emiratet e Bashkuara Arabe që janë një përjashtim i dukshëm, thotë Henley & Partners. Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruan disa marrëveshje reciprokisht të heqjes së vizave vitin e kaluar, duke përfshirë një marrëveshje historike të ndërmjetësuar nga SHBA, që krijoi lidhje zyrtare me Izraelin dhe duke u dhënë qytetarëve të secilit vend hyrje pa viza në tjetrin. Emiratet e Bashkuara Arabe mbajnë vendin e 16-të në renditje, me qasje pa viza në 173 destinacione.
Ku pozicionohet Shqipëria?
Shqipëria renditet në vendin e 52 me 114 destinacione. Ajo vjen pas vendeve të rajonit, Serbisë në vendin e 38, dhe Malit të Zi e Maqedonisë së Veriut, të cilat renditet në vendin e 45 (me 124 destiancione). Ndërsa lë pas Kosovën, në vendin e 102 (40 destinacione).
Pasaportat më të fuqishme në 2021 janë:
Japonia (191 destinacione)
Singapori (190)
Koreja e Jugut, Gjermania (189)
Italia, Finlanda, Spanja, Luksemburgu (188)
Danimarka, Austria (187)
Suedia, Franca, Portugalia, Holanda, Irlanda (186)
Zvicra, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia, Belgjika, Zelanda e Re (185)
Greqia, Malta, Republika Çeke, Australia (184)
Kanadaja (183)
Hungaria (181)
Pasaportat më të dobëta
Koreja e Veriut (39 destinacione)
Libia, Nepali (38)
Territoret palestineze (37)
Somalia, Jemeni (33)
Pakistani (32)
Siria (29)
Iraku (28)
Afganistani (26)
Indeksi i Pasaportave Henley bazohet në të dhënat e siguruara nga Autoriteti Ndërkombëtar i Transportit Ajror (IATA) dhe mbulon 199 pasaporta dhe 227 destinacione./CNN-marrë nga Monitor
Kryetari i Komisionit të Ligjeve i bën thirrje SPAK të nisë ...
Pas vizitës dy ditore në Turqi, kryeministir Edi Rama do të ...
Nënkryetari i LSI-së Luan Rama ka shpërndarë një video në rr...
Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa ...
Ish kreu i Partisë Demokratike në Kukës Isben Elezi ka reagu...
Vitore Tusha do të vijojë që të ketë kompetencat e kryetares...
Nga Bledi Mane*** Dallditë financiare mes spekuluesit financ...
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, do jetë drejt...
Pas kërkesës që dorëzoi Partia Demokratike në Komisionin Qen...
Infeksionisti Gent Stroni ka komentuar zhvillimet më të fund...
Gazetari Mentor Kikia ka komentuar ngjarjet e fundit të ndod...
Kryebashkiaku i Cërrikut, Andis Salla, ka zbuluar përmes një...
Qarku i Korçës gjatë orëve të fundit është përfshirë nga mot...
Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut kanë sjellë përmby...
Ditën e sotme janë mbledhur për herë të parë shtatë anëtarët...
Qeveria shqiptare ka humbur në arbitrazhin ndërkombëtar përb...
ATLANTA – Demokratët fituan në Xhorxhia të dyja vendet e Sen...
Me përmbylljen e fazës së parë të tenderit për implementimin...
Ish-deputeti i LSI-së Nasip Naço ka konfirmuar ditën e sotme...
Kantautori i njohur Kujtim Prodani ka humbur jetën ditën e s...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...