Si e shkatërroi LSI-në aleanca me Berishën, 30 figurat që e braktisën në 11 vjet nga Xhufi, Klosi, Brokaj, Legisi tek Koka, Bitri, Gjoni dhe Nasip Naço
Nga Adriatik DociRënia e Lëvizjes Socialiste për Integrim ng...
Ka një debat të shtuar në ditët e fundit mbi një nga aktet nënligjore të parashikuara nga Kodi Zgjedhor e të miratuara së fundmi nga KQZ.
Kodi Zgjedhor ngarkon Komisionin Rregullator me shqyrtimin dhe miratimin e akteve nënligjore.
Lënda e parë për të nisur shqyrtimin në mbledhjet e Komisionit Rregullator, duhet të përgatitet nga administrata e KQZ e cila drejtohet nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.
Në faqen e KQZ nuk gjendet asnjë proces-verbal i asnjerës prej mbledhjeve të Komisionit Rregullator.
Askush sot nuk kupton dot, postfactum, nëse gjatë mbledhjes ka patur diskutime, cilat kanë qenë ato dhe se cili është qëndrimi i mbajtur nga anëtarët e Komisionit Rregullator.
Media ka humbur interesin për mbledhjet e KQZ. Si asnjëherë më parë mbledhjet e KQZ duken si të pandodhura kurrë.
Dhe kjo ndodh ndërsa jemi brenda fashës se periudhës zgjedhore.
Diku duken 5 anëtarë të Komisionit Rregullator që vetëm ngrenë dorën.
Diku tjetër shfaqet Komisioneri i ulur në një tryezë të destinuar për 5 persona dhe përballë tij shfaqet stafi i KQZ që bisedon me të.
Kjo njoftohet dhe transmetohet live!
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve është eprori i gjithë stafit të KQZ.
Si organ monokratik Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, është përgjegjës per një listë aktesh që duhet të miratohen prej tij.
Të gjitha ato akte, përgatiten nga stafi i KQZ, dhe nën drejtimin e tij. Nga ai staf që ai ul përballë vetes dhe që i ve t?i prezantojnë çështjet dhe projekt-aktet që janë rutinë e punës së KQZ dhe e tij!
Kjo shfaqje mund të bëhej burim humori, nëse koha na lejon të gjithëve që te shikojmë KQZ si organ humoristik, por për sa kohë që duhet të jetë garant i procesit zgjedhor, po shndërrohet në problemin e rradhës që u shtohet zgjedhjeve.
Administrata e drejtuar nga Celibashi ka draftuar dhe Komisioni Rregullator ka miratuar së fundmi një akt që e konsideron si akti nënligjor për rregullat e veprimtarive të lejuara/ndaluara në fushatë.
CNA.al shqyrtoi aktin e publikuar në faqen e KQZ, nxitur jo vetëm nga kallëzimi i djeshëm i firmosur nga Gaz Bardhi por edhe nga denoncimi i sotëm i firmosur nga Lali Eri.
Duhet shumë pak kohë të kuptosh që KQZ nuk ka detajuar asnjë nga çështjet për të cilat nga Kodi Zgjedhor, kërkohet detajimi nga KQZ.
Teksti i “shitur” si akt nënligjor është masivisht kopjim i padetajuar i dispozitave të Kodit Zgjedhor.
Atje ku ka më shumë sesa thjesht kopjim të kodit ka dispozita për ndalim gjatë 4 muajve të “kontrolleve dhe verifikimeve të bizneseve tregtare dhe operatoreve në kundërshtim me procedurën ligjore dhe verimtarinë institucionale”.
Nuk kuptohet nëse KQZ me këtë ka dashur të thotë që përtej kësaj periudhe kontrollet dhe verifikimet e bizneseve tregtare dhe operatorëve u lejokan të bëhen edhe në kundërshtim me procedurën ligjore dhe verimtarinë institucionale!?
Nuk kuptohet nëse bëhet fjalë në fakt jo për ndalim kontrollesh por për shpërdorim të dispozitave ligjore me qëllime elektorale (si presion ndaj biznesit), sepse alti i KQZ nuk sqaron asgjë, përveç se i ka shtuar kopjes nga Kodi edhe një fjali parazite që ndaloka kontrollet që nuk bëhen sipas ligjit (!!).
Tatimet, përshembull nuk shkojnë dot asnjëherë dhe nuk duhet të bëjnë asnjëherë kontrolle që janë në kundërshtim me ligjin.
Sipas KQZ, nuk e bëjnë dot vetën gjatë 4 muajve gjatë të cilave e shtrin efektin rregullorja e miratuar rishtazi.
Kodi Zgjedhor (Neni 92), parashikon që:
1. Institucionet publike, qendrore dhe vendore, si dhe agjencitë dhe/ose ndërmarrjet shtetërore, janë të detyruara të raportojnë në KQZ të gjitha veprimtaritë me karakter publik që planifikojnë të zhvillojnë në periudhën katër muaj para datës së zgjedhjeve deri ditën e zgjedhjeve. Formojnë veprimtari publike të gjitha veprimtaritë që janë të hapura për pjesëmarrjen e publikut apo të medias, si dhe ato që kanë në agjendë informimin, në periudhën katër muaj para datës së zgjedhjeve deri ditën e zgjedhjeve, e publikut rreth tyre.
2. Raportimi është përgjegjësi personale e personit përgjegjës për drejtimin administrativ të institucioneve publike, agjencive dhe ndërmarrjeve shtetërore (sekretarit të përgjithshëm të institucionit ose, sipas rastit, e drejtorit të përgjithshëm apo drejtorit ekzekutiv). Raportimi duhet të kryhet jo më vonë se pesë ditë përpara afatit të planifikuar për zhvillimin e veprimtarisë.”
KQZ duhet të detajonte kategoritë mbi të cilat shtrihet detyrimi i Kodit, jo të ripërsëriste Kodin.
Rregullorja për shembull duhet të shpjegonte dhe detajonte rolin e deputetit dhe kandidatit për deputet në këto 4 muaj.
Duhet të sqaronte se ku dhe/ose deri ku, veprimet e deputetit dhe/ose kandidatit për deputet përbëjnë veprimtari që konsiderohet si marrje e funksioneve ekzekutive.
Që Gaz Bardhi mos ngatërrohet.
Të sqaronte me kategori, punët e pushtetit qendror dhe ose lokal, të lejuara dhe/ose të ndaluara.
Masën dhe formën që i klasifikon ato si të ndaluara dhe/ose të lejuara.
Që Lali Eri mos ngatërrohet.
Dispozitat e Kodit janë të hapura mjaftueshëm dhe ja lenë KQZ-së në dorë detajimin dhe rregullimin.
Kaosi është krijuar sepse KQZ thjesht ka kopjuar Kodin.
Pa detajuar asgjë!
Duke e shoqëruar të gjithën, rregullisht dhe pa drojë, vetëm me fotot e komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve në faqen zyrtare të KQZ./ CNA.al

















Nga Adriatik DociRënia e Lëvizjes Socialiste për Integrim ng...
Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka komentuar vizitën...
Partia Demokratike ka kallëzuar dje në SPAK drejtuesit më të...
Marrja pjesë në aktivitetet e ndaluara për t’u zhvilluar dhe...
Analisti Fatos Lubonja, ishte i ftuar pasditen e sotme në ru...
Presidenti Ilir meta ka reaguar lidhur me paralajmërimin nga...
Vetëm katër mua na ndajnë nga zgjedhjet e 25 prillit.Dy javë...
Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku ka folur për koncesionin ...
Partia Demokratike ka caktuar nënkryetarin Edi Paloka drejtu...
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend bardhi I është përgji...
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa S...
Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka reaguar...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia e cilëson n...
Drejtuesja e Lëvizjes për ndryshim, Jozefina Topalli thekson...
Lulzim Basha anullon turin e tij paraelektoral i cili fillon...
Partia Demokratike i ka dërguar Komisionit Qendror të Zgjedh...
I lindur në Skrapar, Nasip Naço është “bashkëpatriot” me Ili...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edv...
Drejtori i Vllaznisë Matko Djarmati është paraqitur sot para...
Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Turqi, kryeministri Ed...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...