Të enjten seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Në rend dite, një sërë projektligjesh
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...
Pas rasteve të punonjësve të policisë në Dibër dhe Berat, që lëviznin me makina pa dokumente, Fiks Fare solli një tjetër rast të një punonjësi policie që shkel rregullat.
Mbrëmjen e të mërkurës Fiks Fare denoncoi veprimet e një punonjësi të Policisë në Kuçovë, i cili lëviz me një automjet me targa false. Petraq Boçe, ekspert laborant pranë Policisë së Kucovës, qarkullon me një mjet Mitsubishi me targa KV 1309 B. Nga informacioni që ka siguruar Fiks Fare rezulton se kjo targë i përket një tjetër mjeti të tipi Fiat Punto, me ngjyrë blu.
Fiks Fare e vëzhgoi disa ditë me radhë lëvizjet e këtij mjeti që qarkullon lirisht në qytetin e Kucovës dhe në Urën Vajgurore. Në pamjet e siguruara nga emisioni investigativ shihet që mjeti Mitsubishi me targë KV 1309 B, qarkullon në orët e vona në Kucovë, më pas futet brenda komisariatit të policisë. Ndërsa ditën tjetër ky mjet, pasi lëviz nëpër qytetin e Kuçovës i drejtohet edhe aksit Kuçovë -Ura Vajgurore.
Në këto kushte Fiks Fare i drejtohet Policisë së Kuçovës për të marrë një informacion më të saktë në lidhje me mjetin dhe punonjësin e policisë i cili qarkullon me të. Në këtë komisariat shefi nuk pranon të japi një intervistë për Fiksin, por i drejton gazetarët drejt Drejtorisë Rajonale të Policisë Berat për të marrë informacionin që kërkonin.
Më pas gazetarët e Fiksit takojnë vetë ekspertin e Policisë së Kuçovës z. Petraq Boçe, i cili nuk pranon të jap një prononcim. Në bisedë më gazetarin ai pohon gjithçka. Makina është me targa false dhe ka qënë në pronësi të tij , por që ia ka mbyllur letrat për shkak se ka marrë një tjetër makinë. Mjetin Mitsubishi eksperti pranon se e përdor vetëm kur bën ekspertiza në zona të thella malore. Ai çuditet se si Fiksi arriti deri tek ai duke u habitur ? auuu ça bëhet kështu ore edhe mua më kanë denoncuar që kam punuar gjithmonë me devotshmëri? shprehet eksperti. Ai gjithashtu pohon se makinën e ka pa autorizim dhe nuk e nxjerrë shpesh, por i vënë përball fakteve që gazetarët e Fiksit kishin filmuar lëvizjet e mjetit në orë e ditë të ndryshme eksperti shprehet ? Nuk po them se nuk ka dalë , ka dalë dhe me dhjetra herë që e kam marrë, po që të ma fusin në këtë mënyrë mua këta? ku di unë të punosh 30 vjet në polici e ta ngopin kështu nuk e di?.
Në fund i pyetur nga Fiksi se pse pas 30 vitesh punë në polici bën një gabim të tillë, eksperti ?dorëzohet? duke thënë se është gabim i tij dhe këtë e di shumë mirë.
Bisedë me ekspertin e policisë Kuçovë, z. Petraq Beço
Fiksi ? Ne na ka ardh një informacion, ti je punonjës policie apo jo
Eksperti i policisë? Po
Fiksi ? Na ka ardh vetëm për makinën me targa më thanë që nuk i ka të kësaj makine
Eksperti i policisë- Auuuuu ça bëhet kështu re. Ne e kemi në punë vemi nëpër mal andej ata thonë? Unë kam makinë tjetër me letra.
Fiksi ? Po kjo qarkullon. Targat e kësaj janë të një Fiati Punto blu. Apo jo?
Eksperti i policisë? Po re po re po e kemi për atë ?.Jam laborant ashtu e vemi këtëj nëpër male e marrim andeja
Fiksi ? Ti je laborant?
Eksperti i policisë? Po ore
Fiksi ? Merr pjesë në ekspertiza?
Eksperti i policisë- Me ekspertizën ore . Booo boooo ça më kanë bërë mua. të vish të punosh për shtetin, të vesh me të vetëm në zonat malore ?
Fiksi ? Këtë e ke me autorizim? N.q.se e ke me autorizim nuk të thotë gjë njeri.
Eksperti i policisë- E marrim aty në ?. këtë e kam makinën time edhe letrat ia kam mbyllur
Fiksi ? Targat janë të një fiati?
Eksperti i policisë- Po të një fiati
Fiksi -Fiat Punto blu
Eksperti i policisë? Kam makinë tjetër vetë, këtë e marrim kur vemi në mal siç ndodhi ajo vrasja dje, gjëra kështu e vemi andeja.
Fiksi ? Po mirë mo po ti qarkullon pse se?
Eksperti i policisë? Ja qarkulloj bëni si të doni, ça të them unë. Ça të thotë Peçua?! Nuk e di! Edhe tek unë e gjetën që kam 30 vjet punë, që po punoj për të ?
Fiksi ? E ke me autorizim apo jo? E ke marrë me autorizim nga komisariati, nga shefi komisariatit ose edhe nga prokuroria?
Eksperti i policisë? Jooo vllai , për momentin jo. Pse të gënjej unë, nuk gënjëj dot. Por që vemi nëpër ngjarjet andej dhe unë nuk e nxjerr ditë për ditë këtë makinë
Fiksi -Po ti ke qarkulluar, ke qarkulluar në darke, ke qarkulluar dhe sot në mëngjes
Eksperti i policisë? Po kam qarkulluar se vinim dmth që dilnin atje ? kam edhe sot poo ore erdha nga shtëpia edhe sot se do venim prapë atje për ato ekspertizat që t?ja jap ekspertit tani që do vejë në Tiranë. Po aman edhe këtë më ban mua këta?! Unë nuk jap dot shpjegime bëni si të doni, çfarë të doni. Këtë makinë e kam përdorur vetëm kur kemi punë që vemi lart nëpër male, nëpër kështuja. Nuk po them se nuk ka dalë , ka dalë dhe me dhjetra herë që e kam marrë, po që të ma fusin në këtë mënyrë mua këta? ku di unë të punosh 30 vjet në polici e ta ngopin kështu nuk e di! Është ndonjë keqdashës që i ka bërë, ashtu është realiteti. Unë e mora 1milion e gjysëm makinën , i mbyllëm ato letra dhe thashë ta kem se mora një makinë të vogël
Fiksi -Po pse e përdorë?
Eksperti i policisë? Po hënde?!
Fiksi -Ti po bën 30 vjet në policinë e shtetit pse i bën këto gabime?
Eksperti i policisë? Unë nuk kam bërë ndonjëherë shkelje, ndonjë gabim, ndonjë aksident ? Ore venim nëpër male , kontrolle kur vinim për droga
Fiksi ?Përderisa shkon për këto të shkosh edhe me një makinë pa letra tani, ose me një makinë me targa fallco? Se ka targa fallco
Eksperti i policisë? Po Po
Fiksi -Ka patur targa të tjera?
Eksperti i policisë? Ka patur , ka patur
Fiksi -Po pse ia hoqe?
Eksperti i policisë? Ia hoqa se mora makinë tjetër e thashë ta kisha atje në fshat për mos ta nxjerrë. Kur dalin këto kështu e kam marrë.
Fiksi ? Po ti je punonjës policie
Eksperti i policisë? Ore ja më mbetet gabimi mua, gabim e kam. Gabim o vlla dhe e di./ tch
Një qytetar shkon te fallxhore Dhurata në Golem me shpresën ...
Stop sjell një tjetër fallxhore, këtë herë në zonën e Astiri...
Emisioni “Stop” këtë të martë ka trajtuar temën e fallxhorev...
Urdhri i cili u ka vajtur të gjitha agjencive të udhëtimit ë...
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim të f...
Fiks Fare solli rastin e një drejtoreshe të një shkolle 9- v...
Ajo është perla e Devollit të Sipërm, e vetmja e llojit ...
Kreu i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamabër Malltezi, ka...
Feti Muka, 24 vjeçari nga Gjirokastra vuan që i vogël nga ep...
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një ...
Sibora është një vajzë 3-vjeçare e cila është diagnostikuar ...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një skandal në Kukës...
Aleks Shtjefani, emigrant prej 25 vitesh në Itali, denoncoi ...
Një qytetare nga Elbasani rrëfen për emisionin Fiks Fare se ...
Disa ditë më parë, më 1 Dhjetor, emisioni Stop në Tv Klan de...
Ish-kryeministri, Berisha, ka publikuar disa pamje nga qelit...
Për rastin e 32-vjeçarit, që është diagnostikuar me COVID ng...
Një 32-vjeçar nga Shkodra ka bërë një denoncim në emisionin ...
Pak javë më parë emisioni “Stop” u ndal në Prizren, pasi i r...
Një mësuese në shkollën “Mihal Duri” në Arbanë, Tiranë, ka k...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...