web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Jam i obliguar të justifikoj besimin që më dha kryeministri”/ Niko Peleshi flet si ministër i Mbrojtjes

5 Janar 2021, 15:56, Politikë CNA

Niko Peleshi tashmë është zyrtarisht ministër i Mbrojtjes. Në një cermoni solemne Olta Xhaçka i dorëzoi sot detyrën e re ish-zv. Kryeministrit Niko Peleshi.

Në fjalën e tij përpara ushtarakëve të lartë, ai deklaroi se do të kryer detyrën e tij me atdhedashuri, duke shtuar se ai dhe ekipi i tij do të punojnë për të ardhmen e Shqipërisë sa më pranë BE-së dhe NATO-s.

?E nderuar ministre , e dashur Olta. Të nderuar gjeneralë dhe deputetë, ateshe, të ftuar e pjesëmarrës.

Detyra e Ministrit të Mbrojtjes është një përgjegjësi e veçantë ndaj atdheut tonë të dashur dhe popullit tonë.

Të përmbushësh me nder këtë përgjegjësi do të thotë ti kontribosh paqes, sigurisë dhe mbrojtjes së pavarsisë dhe integritetit territorial të vendit.

Do të thotë të mbrosh dhe promovosh lirinë. Vlerat qytetare demokratike dhe vendin tonë kushtetues si dhe të përmbushësh gjithnjë e më mirë rolin tonë  si vend aleat i NATOS.

Ndihem i obliguar të justifikoj besimin që më dha kryeministri dhe mazhoranca, duke kryer këtë detyrë me devocion dhe atdhedashuri.

Përshëndes me mirënjohje të gjithë djeme dhe vajzat, burrat dhe gratë me uniformë që janë aseti më i madh i Forcave të Armatosura.

Viti i fundit ka qenë shumë i vështirë. Përgjatë këtij viti sprove, që nga tërmeti e deri tek pandemia ju keni ditur të tregoni që Forcat e Armatosura kanë sot një nivel profesionalizmi e modernizimi të admirueshëm. Të denjë për një vend anëtar i NATOS.

Dua t’iu bëj një përshëndetje të veçantë të gjithë atyre efektivëve, që sot shërbejnë në misionet e NATOS  dhe Bashkimit Evopian, në Afganistan  e Afrikë, duke kontribuar në garantimin e sigurisë kolektive.

Ata janë prova më e mirë e progresit që kanë bërë Forcat e Armatosura. Ata janë kartëvizita më e mirë me të cilën Shqipëria prezantohet para aleatëve dhe partnerëve.

Sot përulem me respektin më të thellë para ushtarakëve që dhanë jetën në krye të detyrës në misionet tona paqëruajtese.

Në rrugëtimin tonë jemi përkrah aleatëve dhe unë dua të veçoj SHBA për ndihmën e vyer e të pakursyer që i dhanë Forcave tonë të Armatosura.

Dua ti garantoj aleatët dhe partnerët tanë që Shqipëria do të vazhdojë të jetë, jo thjeshtë një faktor stabiliteti në rajon, por edhe një eksportues i sigurisë duke marrë pjesë në operacione ushtarake e humanitare kudo në NATO, por dhe OKB dhe BE nëse do të kenë nevojë për angazhimin tonë.

Edukimi dhe trajnimi i Forcave të Armatosura duhet të marrë një vëmendje të veçantë, ndaj dua ta vlerësoj dhe sot si një arritje të shkëlqyer të ministres dhe bashkëpunëtorëve të saj në këtë Ministri, hapjen e Akademsië së Forcave të Armatosura.

Angazhohem të jap gjithë mbështetjen time në rritjen dhe konsolidimin e kërij institucioni unik në arsimin e lartë.

Fillimi së afërmi i punimeve për bazën e Kuçovës është një ngjarje me rëndësi të veçantë strategjike, por dhe një sfidë e jashtëzakonshme që do të kërkojë dedikimin maksimal nga të gjithë ne.

Jam gjithashtu në dijeni se ka filluar dialogu me NATON për bazën e Pashalimanit. Ky projekt duhet ndjekur me këmbëngulje për ta kthyer në realitet.

Ngritja e Agjencisë Kombëtare të Emergjencave të Mbrojtjes Civile, do na bëjë më të aftë për të përmbushur përgjegjësinë e shtuar të Mbrojtjes Civile, duke u përgjigjur më mirë, në kohë e me profesionalizëm para Emergjencave Civile, për të garantuar jetën, mirëqenjen dhe pasurinë e shtetit shqiptar.

Ky dikaster ka një të veçantë, është i integruar plotësisht në strukturat euroatlantike, është një institucion, performanca dhe puna e të cilit matet me standartet e NATOS.

Është bërë një punë jo e vogël për të na afruar sa më shumë në këto standarte, por kemi ende punë për të bërë.

Le të bashkojmë forcat dhe të frymëzohemi nga e ardhmja europiane, nga fëmijët tanë, për të çuar para misionin tonë për një Shqipëri të sigurt, demokratike dhe anëtare të denjë të Bashkimit Europian”, përfundoi Peleshi fjalën e tij./CNA.al

 

 





Lajmet e fundit nga