web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

35 mjete të reja i shtohen Urgjencës Kombëtare/ Rama dhe Manastirliu show në sheshin ‘Skënderbej’

5 Janar 2021, 11:44, Sociale CNA

Kryeministri Edi Rama, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, kanë inaguruar blerjen e 36 ambulancave të reja që i shtohen ekipit të urgjencës.

Teksa shpërndan videon e eventit , vetë Rama shkruan në postimin e tij: Me 36 autoambulancat e reja moderne, përmbyllet programi i transformimit të flotës sonë të Urgjencës Shëndetësore, nga një inventar karakatinash me 4 rrota në një fuqi të motorizuar e të pajisur me standardet më të mira europiane.

***imagjinoni vetëm sikur pandemia ta kishte gjetur Shqipërinë me katërrrotakët e katërshes së sotme opozitare dhe sidomos me LSI në drejtimin e shëndetësisë, se çfarë hataje kombëtare do të kishte qene.

Ndërkaq, Manastriliu  tha se ambulancat do të jenë në dispozicion për çdolloj skenari.

?Të mendosh zoti kryeministër që më parë qytetarët tranportoheshin me mjete private, tashmë do të transportohen me ambulanca dhe me ekip të specializuar. Janë të pajisura me oksigjen, për të qenë gati për çfarëdolloj skenari që mund të na duhet?, u shpreh Manastirliu.





Lajmet e fundit nga