web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Reshje shiu dhe bore në vend/ Parashikimi i motit për këtë javë

4 Janar 2021, 07:06, Sociale CNA

Kryefjala e kësaj jave do të jetë moti i paqëndrueshëm me vranësira mesatare dhe të dendura shoqëruar me reshje shiu dhe dëbore.

Për ditën e sotme pritet që moti të jetë kryesisht i vranët, por edhe alternime kthjellimesh në orët e mesditës. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët, ndërsa në zonën e juglindjes priten reshje të dendura dëbore.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshjet e shiut të vazhdueshme me intensitet mesatar rikthehen ditën e mërkurë ndërsa në relievet malore në verilindje në lartësitë mbi 500 metër reshje të dendura dëbore dhe në zonën e juglindjes në lartësitë mbi 800metër.

Për ditën e enjte dhe të premte pritet që moti të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash me këto të fundit të shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Në orët e vona të mbrëmjes të ditës së Enjte dhe orët e para të mëngjesit të ditës së Premte në relievet malore në lindje në lartësitë mbi 300 metër reshje dëbore./CNA.al





Lajmet e fundit nga