web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Krimi horror/ 59-vjeçari i ekzekutoi motrat në prani të dy fëmijëve të mitur

31 Dhjetor 2020, 11:40, Kronika CNA

Drejtori i Policisë së Tiranës Rebani Jaupi ka qenë vetë në vendin e ngjarjes në zonën e ?Astirit? ku dy motra u vranë me armë zjarri nga 59-vjeçari Përparim Ademi.

Ai ka deklaruar se në momentin që ndodhi krimi, prezent kanë qenë dhe dy femijët e mitur të njërës prej viktimave.

Ka ardhur telefonatë që në zonën e astirit ka të shtëna me armë. Dhe kanë mbërritur në vendin e ngjarjes kanë konstatuar fatkeqësisht dy viktima që sipas informacionit autori i kësaj ngjarje është bashkëjetuesi i njërës prej motrave. Ka gjuajtur me armë zjarri automatik dhe pasi ka realizuar ngjarjen ka lënë automatikun në banesë dhe është larguar në këmbë pas pallatit dhe është larguar me ecje të shpejtë. Kemi organizuar shërbimet e policisë në pikat dominuese duke lënë fotografinë e autorit dhe kemi dhënë gjeneralitetet e sakta.

Grupi hetimor po vazhdon në evidentimin e plotë për ngjarjes dhe janë hedhur hapat e para të dokumentimit. Grupi po merr të gjitha provat dhe dëshmitarët që kanë qenë present në ngjarje që kanë saktësuar edhe mënyrën sesi ka ndodhur ngjarja.

Kanë qenë fëmijët e viktimës. Ende nuk kemi përcaktuar moshën e saktë, midis 16 dhe 18 vjec?, tha Rebani Jaupaj, drejtori I policisë së Tiranës./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga