web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video- Digjet një makinë në mes të qendrës në Tiranë/ Tym i zi dhe flakë në ajër

29 Dhjetor 2020, 15:30, Kronika CNA

Një makinë ka marrë flakë dhe është djegur në mes të rrugës, pas Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë para pak minutash.

Flakët dhe tymi i zi janë përhapur në këtë zonë duke krijuar idenë se ka marrë flakë Muzeu, por në fakt është djegur një makinë që ndodhet aty pranë.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar. Zjarrfikëset kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar flakët.

Dyshohet se makina ka marrë flakë si pasojë e një defekti teknik, ndërkohë po i bëhet ekspertiza për të zbuluar shkakun./CNA.al





Lajmet e fundit nga