Ministri italian ultimatum BE/ Të sigurohet vaksina për Ballkanin Perëndimor
Ministri i Jashtëm Italian, Luigi Di Maio, zhvillon sot një ...
Ndonëse një studim i fundit i Akademisë së Shkencave thotë se rreth 50% e popullsisë së Tiranës ka kaluar tashmë COVID-19, epidemiologu Alban Ylli që është një prej bashkë drejtuesve të studimit, thotë se ky është një lajm i mirë por duhet treguar sërish kujdes.
Ylli tha se bëhet fjalë për një studim të kryer në katër lagjen të Tiranës (qendrat shëndetësore 3,7,8 dhe 9) ku janë marrë si kampionë rreth 850 persona dhe ka rezultuar se 49.6% e tyre kishin krijuar imunitet ndaj virusit.
Studimi është kryer në javën e fundit të dhjetorit dhe deri tani jemi njohur vetëm me të dhënat paraprake të studimit. Këto të dhëna të deritanishme tregojnë se në kryeqytet ka shumë gjasa të mos ketë më valë infektimesh, por problemi qëndron në rang kombëtar ku përllogaritet se vetëm 25% e popullatës ka krijuar imunitet.
?Ky lajm që tingëllon në dukje i mirë, duhet marrë me shumë kujdes pasi në tërësinë e popullatës shqiptare jemi ende 25% në termat e imunitet të krijuar. ¾ nuk e njohin dhe nuk e kanë kontaktuar këtë virus dhe nuk kanë krijuar asnjë lloj mbrojtjeje ndaj virusit dhe kjo na bën të mendojmë se jemi në mes të pandemisë dhe kemi ende shumë punë për të bërë. Por duket se ka dritë në fund të tunelit.
Lajmi për Tiranën duket shumë mirë, se imuniteti i tufës është rreth 70% dhe epidemia pas kësaj ka prirje të frenohet dhe quhet endemi. Duhet të jemi të përgatitur për muajt të tjerë të këtij dimri pasi mund të kemi valë të tjera sidomos në qytete të tjera të mëdha por nuk përjashtohet dhe Tirana pasi gjysma e popullatë së saj është ende vulnerabil?, u shpreh epidemiologu për Euronews Albania.
Mjeku Ylli tha se parashikon që në fillim të vitit të ardhshëm mund të ketë një shtim të rasteve të reja ndërsa nënvizoi se COVID-19 do të vazhdojë të qarkullojnë në vendin tonë deri në fund të 2021.
?Kemi prirje të mendojmë se tundimi shumë i fortë për të festuar mund të ketë një ringritje të lehtë në mesin e janarit, por duke parë imunitetin e Tiranës presim që të ketë një qëndrueshmëri të shfaqjes së rasteve dhe jo një ngritje masive. Në rajone të tjera mund të kemi rikthim dhe krijohet premisa për qarkullime masive dhe valë deri në pranverë. Deri në fund të vitit të ardhshëm virusi të do të vazhdojë të qarkullojë në Shqipëri?, përfundoi Ylli./CNA.al
Ministri i Jashtëm Italian, Luigi Di Maio, zhvillon sot një ...
Bashkëthemeluesja e Lëvizjes për Ndryshim Najada Selmani ka ...
CNA.al ka përzgjedhur t’i ofrojë lexuesve temat më të zjarrt...
Mjeku Ilir Allkja pas shkarkimit nga detyra shprehet se nuk ...
Aurora Meta Dollenberg, mjeke në Federatën e Mjekëve Shqipta...
Shqipëria së bashku me Gjermaninë, Suedinë dhe Danimarkën nu...
Viti 2020 ka qenë si asnjë tjetër. Koronavirusi infektoi më ...
Disa prej tyre na bënë të ëndërrojmë me rolet në filma, të t...
Koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi, deklaroi s...
Avokati i njohur Spartak Ngjela ka reaguar mbi ndryshimet e ...
Bindja Demokratike dorëzoi sot në Gjykatën Kushtetuese kërke...
Pas dy lëvizjeve të papritura në kabinetin qeveritar, minist...
Analisti Frrok Çupi është shprehur se kryetari i Partisë Dem...
Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e sot...
Presidenti Ilir Meta ka shprehur solidaritet me popullin e K...
Andi Mahila është emëruar zëvendës ministër i Brendshëm. Mah...
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi u ...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi ditën e sotme mbledh...
Etien Xhafajt i është besuar posti i zëvendësministrit të In...
Sipas “Reporterëve pa kufij” janë vrarë këtë vit të paktën 5...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...