web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kapriçot e motit/ Si parashikohen temperaturat nesër

29 Dhjetor 2020, 18:28, Sociale CNA

Dita e nesërme do të mbetet nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme, ndonëse do të ketë reshje shiu të herëpasherëshme.

Shërbimi Meteorologjik parashikon se në veri dhe jug të vendit reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar, ndërsa pjesa tjetër reshje me intensitet të ulët.

Në mbrëmje reshjet e shiut do të fitojnë intensitet mesatar në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në veriperëndim dhe jugperëndim reshjet do të fitojnë intensitet deri të lartë. Në veri priten reshje bore në lartësinë mbi 1100 metra.

Era do të fryjë me drejtim Jug ? Juglindje me shpejtësi mesatare 1-10m/sek, e cila në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës intensive deri në 12-20m/sek. Deti i forcë 5-6 ballë.

Temperaturat parashikohen:

vendet malore 7°C deri në 14°C

vendet e ulëta 9°C deri në 18°C

vendet bregdetare 9°C deri në 19°C./ CNA.al





Lajmet e fundit nga