Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Deputetja e Partisë Socialiste Antoneta Dhima ka komentuar situatën e rëndë që u krijuan në vendin tonë përgjatë vitit 2020, për shkak të pasojave që solli tërmeti i fundvitit 2019, pandemia, por edhe ngjarja e ditëve të fundit ku u vra 25 vjeçari Klodian Rasha, ngjarje e cila kulmoi me një sërë protestatsh të shunshme.
Lidhur me ngjarjen e fundit, deputetja socialiste e drejton gishtin nga opozita jashtëparlamentare si organizatore dhe përgjegjëse për shkatërrimin e pronës publike, ku dënon edhe përdorimin e fëmijëve në këto tubime.
Në një intervistë për CNA.al, Dhima foli edhe për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, ku theksoi se PS i ka të gjitha mundësitë për të marrë një mandat të tretë qeverisës.
Jemi në fund të vitit 2020, i cili ka qenë një vit i vështirë dhe me plot sfida jo vetëm për qeverinë, por edhe për qytetarët shqiptarë. Çfarë do lini pas nga ky vit?
Gjatë muajit dhjetor ka patur disa protesta në vend për shkak të vrasjes së Klodjanit. Është normale që të protestohet nga qytetarët, po ajo që të gjithë duan është fakti që protestat duhet të jenë të qeta dhe paqësore.
Kur shikon që në protesta përdoren fëmijët për ushtrim dhune, për dëmtim dhe shkatërrim të pronës publike kjo është shumë e dhimbshme dhe kriminale. Me këto veprime nuk bëhet gjë tjetër veç edukimit të tyre me kulturën e dhunës. Ata që hedhin gurin dhe fshehin dorën, ata që vijojnë të organizojnë protestat në fshehtësi duke përfshirë dhe fëmijët nuk bëjnë gjë tjetër veçse shkatërrojnë dhe dëmtojnë të ardhmen e tyre.
Personalisht kam ndjerë dhimbje dhe keqardhje për trajtimin dhe dhunën e ushtruar nga protestuesit në drejtim të punonjësve e Policisë së Shtetit sidomos natën e parë dhe të dytë.
Dhimbje dhe trishtim për çdo gjë që thyhej, digjej, shkatërrohej dhe dhunohej ka ndjerë shumica e qytetarë që e duan vendin dhe duan ndërtimin e shtetit ligjor.
Harrojmë që çdo gjë që thyhet, digjet, shkatërrohet dhe dhunohet ka një kosto që paguhet nga taksat tona me të cilat mund të ofronim një shërbim më shumë, një kujdes më shumë, një investim më shumë për qytetarët.
Si janë menaxhuar sfidat nga ana e qeverisë?
Gjatë vitit 2020 qeveria shqiptare dhe qytetarët janë përballur me sfida të shumta po dy janë më kryesoret ajo e pasojave të tërmetit dhe pandemisë Covid-19 të cilat si nga ana e qeverisë ashtu edhe nga institucionet përgjegjëse janë menaxhuar shumë mirë.
Përsa i përket proçesit të rindërtimit ajo që duhet theksuar është fakti që kudo po punohet për ndërtimin e banesave dhe objekteve arsimore e shëndetësore. Përsa i përket Covid-19 Qeveria Shqiptare ka krijuar kushtet e domosdoshme të akomodimit, trajtimit dhe mbështetjes financiare për pacientët e prekur me Covid-19.
Është detyrimi i të gjithëve të menaxhojnë veprimet e përditshme si dhe rregullat e përcaktuara e të vendosura nga Komiteti i eksperteve si dhe nga ana e qeverisë.
Çfarë prisni nga viti 2021, duke qenë se është edhe vit zgjedhor?
Viti që do lëmë pas ka qënë një vit i mbushur me sfida, një vit i mbushur me arrtitje të rëndësishme ne sektorë të ndryshëm, një vit me vendimmarrje të rëndësishme për mbështetjen e biznesit dhe qytetarëve, një vit me problematikat e veta që uroj të mos përsëriten .
Viti 2021 është vlerësuar si viti i rindërtimit dhe rritjes ekonomike. Sfida e qeverisë është vazhdimi i punës për ndërtimin e banesa të dëmtuara nga tërmeti, vijimi i reformave të nisura dhe zhvillimi ekonomik e social i vendit.
Kryeministri Edi Rama ka shtuar retorikat për të marrë edhe një mandat të tretë qeverisës. Pse qytetarët shqiptarë duhet të votojnë PS në 25 prill?
Partia Socialiste e Shqipërisë i ka të gjitha shanset dhe mundësitë të rinovojë kontratën me qytetarët shqiptarë, për një mandat të tretë qeverisës pasi u ka shërbyer qytetarëve të zakonshëm, ka zbatuar me korrektësi dhe ka dhënë rezultate në zbatimin e një sërë reformash, ka përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën rrugore, shëndetësore, arsimore, ujësjellës – kanalizimeve, sociale, sportive, kulturore etj.
Ne do të shkojmë përballë qytetarëve, duke dhënë llogari për çfarë kemi bërë mirë deri tani e çfarë nuk kemi bërë duke korrigjuar kështu vetveten, do të diskutojmë hapur e shtruar me njerëzit e zakonshëm për çdo reformë të realizuar gjatë qeverisjes tonë dhe do t?u kërkojmë shqiptarëve që së bashku të mbyllim problemet dhe problematikat e hapura gjatë qeverisjes tonë me dy fatkeqësitë natyrore atë të tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe pandeminë globale të shkaktuar nga Covid-19 si dhe vijimin e punës për ofrimin e shërbimeve sa më cilësore, rindërtimit e vendit, vijimin e investimeve në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë si dhe zbatimin e reformave të nisura.
Viti 2021 është një vit zgjedhor dhe angazhimi ynë është puna me njerëzit dhe komunikimi me ta për të dëgjuar dhe adresuar çdo problem e shqetësim të tyre me qëllim realizimin e objektivit tonë sigurimin e mandatit të tretë qeverisës./CNA.al
Presidenti i Republikës Ilir Meta, në datë 23.12.2020, ka ad...
Romeo Gurakuqi, një nga ish-deputetët e Lulzim Bashës dhe ka...
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se mbrëmjen e sotme do të ...
Ju po ndiheni shumë të lodhur dhe kështu mbërrini sot në pra...
Presidenti Ilir Meta, ka folur mbrëmjen e sotme për fenomeni...
Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Fabjan Top...
Presidenti Ilir Meta ka dhënë “ilaçin e shërimit” për të rrë...
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka reaguar për emërimin...
Rreth dy muaj më parë sekretari i përgjithshëm i Partisë Dem...
Presidenti Ilir Meta në një intervistë për “Aktualitet” ësht...
Kanë vijuar replikat mes ish deputeti Romeo Gurakuqi dhe Buj...
Komisioneri Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ka reag...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar pasi pre...
Ish-presidenti Bujar Nishani, ka reaguar ashpër ndaj sulmeve...
Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur sot Përparim Kalon si anëta...
Trajneri i Kukësit Skënder Gega u shpreh për emisionin “Gol ...
Ambasadori i BE, Luigi Soreca e ka reaguar pas dekretimi nga...
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ka reaguar menjëherë pas emëri...
“Ajo nuk është më Partia Demokratike, ajo ruan vetëm dy ger...
Fundvitit i 2019 dhe fillim viti i 2020 kanë qenë një lloj s...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...