web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zhduket përfundimisht klubi i Luftëtarit, nuk i përgjigjet as FSHF-së

18 Dhjetor 2020, 16:44, Sport CNA

Klubi i Luftëtarit është zhdukur përfundimisht dhe tashmë ekziston vetëm në teori. Skuadra është shkrirë dhe përjashtuar nga aktivitetet futbollistke këtë vit ndërsa edhe nga pikëpamja administrative, tani klubi nuk ka një përfaqësues të mirëfilltë.

Tashmë klubi nuk i përgjigjet më as FSHF-së, siç është konstatuar sot në Asamblenë e Jashtëzakonshme të kësaj organizate. Në momentin e numërimit të pjesëmarrësve, është konstatuar se mungonte pikërisht Luftëtari.

?Nga 60 anëtarë, janë prezent 59 delegatë. Anëtari KF Luftëtari nuk i është përgjigjur ftesës për pjesëmarrjen në Asamble?, theksoi komisioni i veriifikimit të pjesëmarrjes në Asamble.

Një tjetër shembull për degradimin e këtij klubi i cili pak vite më parë argëtonte elitën e futbollit në vendin tonë dhe merrte duartrokitje nga kundërshtarët në stadiume, ndërsa tani i ka mbetur vetëm stema.





Lajmet e fundit nga