web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Altin Hazizaj: Vrasja e Klodian Rashës është '21 Janari' i PS-së

14 Dhjetor 2020, 20:46, Politikë CNA

Altin Hazizaj, përfaqësues i rrjetit për mbrojtjen e fëmijëve CRCA thotë se argumentet që mazhoranca qeverisëse përdor për pjesëmarrjen e fëmijëve dhe adoleshentëve në protestë janë qesharake. Sipas tij deri tani nuk ka asnjë ankesa nga prindërit për nxitjen e pjesëmarrjes së fëmijëve të tyre por përkundrazi ka ankesa për dhunën e policisë ndaj adoleshentëve.

?Është për të qeshur me argumentet që sjellë pozita për pjesëmarrjen e fëmijëve në protesta. Kur bëhej fjalë për 21 janari thonin shkoni se ne kemi të drejtë se fëmijët dhe adoleshentët kanë të drejtë të protestojnë. Ka një gjuhë që e shikoj si një fatkeqësi që pozita e merr borxh nga PD këtë gjuhë. Është gjuhë e shëmtuar e anashkaluar që i ka kaluar koha?, deklaroi ai.

?Adoleshentët kanë marrë pjesë në protesta në jetë të jetëve dhe është e drejta e tyre që marrin pjesë në protesta. PS ka paragjykime për fëmijët dhe thotë që janë të nxitur nuk ka asnjë fakt që janë të nxitur. Kur nuk ka fakte quhet ?fake news? ajo që pretendohet dhe kjo nuk është normale. Deri tani nuk kemi marrë asnjë ankesë nga prindërit për nxitjen e pjesëmarrjes së fëmijëve tyre në protestë?, ka theksuar z. Hazizaj.

Përfaqësuesi i rrjetit për mbrojtjen e fëmijëve CRCA ka shtuar më tej duke thënë se ngjarja ku mbeti i vrarë 25-vjeccari Klodian Rasha është 21 janari i Partisë Socialiste.

?Vrasja e Klodianit është 21 janari i Partisë Socialiste. E gjithë sjella e qeverisë dhe policisë së shteti pas kësaj ngjarje tregon që e gjithë PS dhe qeveria është vënë në lëvizje për të minimizuar 21 janarin e tyre.

Në momentin që vritet një njeri para derës së shtëpisë tregon se qeveria dhe policia nuk kanë respekt për jetën e njeriut. Kush ia dha armën policit? Ajo armë është e shteti dhe do të thotë se ti ke kryer një krim në emër të shteti. Fakti që kanë caktuar një pension PS pranon që ka kryer një krim?, tha z. Hazizaj.

Ai nënvizoi se PS në vend që të ngrejë pretendime të paqena duhet të interesohet për faktin se përse ka kaq shumë fëmijë në protesta.

?Është revolta e fëmijëve të pangrënë të Tiranës. Shumica e tyre vijnë nga komunitet që nuk kanë të ardhme, prindërit nuk kanë punë. Shteti i ka braktisur. Kam një ftesë për PS që para se të justifikojë praninë e fëmijëve, si nëna duhet të pyesin pse ka shumë fëmijë që marrin pjesë në protestë dhe cila është situatë tyre a kanë ata të hanë bukë?, përfundoi z. Hazizaj.





Lajmet e fundit nga