web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shkeli orën policore/ Dhunohet keq nga uniformat blu i riu në Mitrovicë

13 Dhjetor 2020, 07:53, Kosova & Bota CNA

Shtetasi me iniciale SH.B në qytetin e Mitrovicës është dhunuar keq nga uniformat blu pasi theu orën policore.

Mediat në Kosovë raportojnë se i riu me tre shokët e tij, të premten në orën katër të mëngjesit, kishin ndezur një zjarr afër Liqenit Akumulues në Mitrovicë.

Meqë në këtë orë është e ndaluar lëvizja, policia ka shkuar pranë tyre. Katër djemtë nisën të largoheshin nga aty, por 19 vjeçari Sh.B u ndalua.

Sipas tij, kjo është arsyeja për të cilën zyrtarët policorë nisën të ushtrojnë dhunë ndaj tij. Ai mori lëndime në kokë për të cilat më pas u trajtua në urgjencën e qytetit.

Policia e shoqëroi të riun dhe shokët e tij në stacionin policor ku edhe u procedua per ?pengim i pesonit zyrtar?, kurse polici në fjalë u pezullua për 72 orë./CNA.al





Lajmet e fundit nga