Të premten, mbledhja e Grupit të PS-së dhe kabinetit/ Zbardhet agjenda e takimit
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Avokati i njohur Spartak Ngjela ka reaguar pas lëvizjes së SPAK për arrestimin e krerëve të krimit të organizuar.
Ngjela thekson se Shqipëria sot, është e provuar që rezulton si një shtet me strukturë kriminale.
Sipas avokatit, krimi i organizuar, si ai i krerëve të këtij krimi që u arrestuan dje, është i lidhur me politikën e lartë shqiptare.
Mes të tjerash Ngjela shpjegon se struktura kriminale në Shqipëri ka pasur dhe ka këtë sistem: Prokuroria nuk hetonte, gjykata e lironte edhe ndonjë të kapur në flagrancë, kurse politika e lartë e korruptuar, ndihmësja e përgjithshme e krimit, punonte me krimin e organizuar për të pastruar rrugën, sepse e ka pasur dhe dhe e ka krahun e vet të forcës, ngaqë, po këtë, korrupsioni e mban edhe si klientelën e vet ekonomike.
?Mbas sekuestrimit të pasurisë së ish Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, SPAK sot filloi arrestimi i krerëve të krimit të organizuar ordiner, që, në vite, kanë blerë drejtësinë e korruptuar.
Çfarë po ndodh?
l.
Asgjë që nuk pritej, gjithçka, që pas ngritjes së SPAK-ut, ishte e pritshme në hapësirën antikrim në Shqipëri.
Kushtetuta dhe legjislacioni në fuqi, Prokurorinë e Posaçme dhe Gjykatën e Posaçme, i parashikon si struktura kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kurse, vetë korrupsionin e lartë politik dhe krimin e organizuar, ajo e paravendos juridikisht si një strukturë të veçantë kriminale.
Askush nuk e kuptoi qartë kur SPAK-u u ngrit, dhe, edhe deri tani kishte dyshim se përse duheshin lidhur bashkë institucionalisht këta dy aspekte të strukturës antikrim në Shqipëri.
Në çdo shoqëri, të pushtuar me sundim nga krimi, funksionon fuqishëm një strukturë kriminale. Kështu funksionon edhe në Shqipërinë e sotme: Shqipëria sot, është e provuar që rezulton si një shtet me strukturë kriminale.
Tani, gjithsecili beson, se e kupton qartë këtë gjykim: krimi i organizuar, si ai i krerëve të këtij krimi që u arrestuan dje, është i lidhur me politikln e lartë shqiptare.
Dhe arsyeja del shumë thjeshtë nga kjo pyetje: pse nuk janë akuzuar për krime konkrete deri më sot këta individë, por është bërë gjithmonë sikur?
Dhe përgjigjja është e thjeshtë: kjo tegon që këta kanë qenë të mbrojtur nga dy kolona të tjera: nga korrupsioni masiv në pushtetin gjyqësor; dhe nga korrupsioni i lartë shtetëror.
Atëherë, shumë e thjeshte: kjo tregon se këto tri kolona kanë qenë dhe janë të lidhura me njëra-tjetrën.
Në fakt, ky është realisht vetë spektri i krimi shqiptar, dhe kjo është edhe struktura e tij esenciale.
Si është e sistemuar kjo strukturë kriminale ?
Struktura kriminale në Shqipëri ka pasur dhe ka këtë sistem: Prokuroria nuk hetonte, gjykata e lironte edhe ndonjë të kapur në flagrancë, kurse politika e lartë e korruptuar, ndihmësja e përgjithshme e krimit, punonte me krimin e organizuar për të pastruar rrugën, sepse e ka pasur dhe dhe e ka krahun e vet të forcës, ngaqë, po këtë, korrupsioni e mban edhe si klientelën e vet ekonomike.
Me këtë klientelë kriminale, korrupsioni i lartë shtetëror pushton territoret, pastron paranë që e kalon në bankat ofshore, vret kundërshtarët në treg që janë biznesmenë të pavarur dhe, kërcënon policinë e ndjekjes penale, gjithmonë në mbrojtje të të tria kolonave kriminale.
Atëherë gjykimi është ky: krimi i organizuar, si falangë force me eksponentët e terrorit, në mbi 20 vjet, ishte dhe është krahu i forcës i korrupsionit të lartë shtetëror.
Ja, këtë krah force kriminal ka goditur SPAK dje.
ll.
Në fakt, arsyeja e re antikrim, nuk kishte mundësi tjetër: goditja antikrim duhej të fillonte kundrejt krahut të forcës që përdor korrupsioni i lartë shtetërorë në Shqipëri.
Dhe kjo tregon se vetë SPAK-u po drejtohet realisht nga ekspertë perëndimorë që sot kuptohet se janë prezent në Shqipëri. Kjo u pa qartë pikërisht dje që, menjëherë pas goditjes antikrim, doli në media dhe u shpreh ambadadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim. Dhe, në funksion të kësaj daljeje, arsyeja sigurisht që mbështet po me një fakt: dalja e ambasadores aty për aty në mbështetje të arrestimit të krerëve kriminalë në Shqipëri, sigurisht që e provon mendimin se, në këtë çështje shumë delikate, ekspertiza drejtohet nga ndërkombëtarët e rëndësishëm.
Sipas kësaj, na duhet të presim çdo ditë goditje të reja në krahun e forcës së korrupsionit të lartë shtetëror.
Nuk kam dyshim se, ky krah force i korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri duhet të eliminohet përpara se sa të fillojë goditja penale kundër të korruptuarve të mëdhenj, sepse kështu neutralizohet çdo orvatje për terror kundër SPAK-ut. Duhet të theksojmë se, falanga goditëse e krimit të organizuar, këtë lloj terrori e ka natyrën e saj parësore”, shkruan Ngjela./CNA.al
Parlamenti gjerman debaton këtë javë për buxhetin e vitit 20...
Ish drejtuesi i policisë Arben Hajdarmataj ka komentuar ngja...
Kreu i Partisë për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule tha pë...
Presidneti Ilir Meta ka folur mbrëmjen e sotme për situatën ...
Në Shqipëri vitin e ardhshëm do të zhvillohen zgjedhjet parl...
Presidenti Ilir Meta ka kritikuar mbrëmjen e sotme Komitetin...
Presidenti Ilir Meta ka rezerva ndaj mënyrës së menaxhimit t...
Presidenti Ilir Meta, tha se ndihet krenar për qëndrimin e t...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta fajëson qeverinë për shty...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani thotë se pavarësisht...
Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka përkujtuar 30-vjeto...
Një ngjarje e rëndë tronditi sot Tiranën pasi 25 vjeçari Klo...
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka reaguar për vrasj...
SPAK njoftoi se ka rinisur hetimet kundër grupeve kriminale ...
Ish-kreu i LSI-së, Petrit Vasili ka dalë me një reagim të fo...
Ish-deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ka hedhur akuza se po Po...
Kreu i Formuit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi, ...
Ish-deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, kujton Ditën e Rinis...
Deputejta Rudina Hajdari ka përkujtuar 8 Dhjetorin, , dita k...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka marrë pjesë ditën...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...