web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çlirim Gjata si futbollist i LULIT

26 Nëntor 2020, 11:20, Politikë CNA

Çlirim  Gjata një nga sekretarët e Republikës së Re të Lulzim Bashës, nga dita e djeshme është kthyer nga njerëzit e shumëakuzuar dhe shumësulmuar në rrjet për shkak të një postimi që ai ka bërë, ku pas largimit nga jeta të Diego Armando Maradonës, ikonës së madhe të futbollit botëror, njeriut që mund të quhet gladiatori i futbollit, talenti i papërsëritshëm ndoshta, shkaktoi shumë pikëllim dje, tek tifozët dhe kryesisht tek ata që ndjekin sportin e deri te çdo njeri i thjeshtë që e ka parë atë kohë futbollin apo ka ndjekur historinë njerëzore të Diego Armando Maradonës i cili mund të quhet edhe mbreti i tifozëve.

Por, Çlirim Gjata nuk është mjaftuar me heshtjen e tij apo me një reagim ngushëllues, një shprehje solidariteti njerëzor apo dhimbje. Ndoshta nuk shikon futboll, nuk është tifoz, nuk i bën përshtypje Armando Maradona. Nga ana tjetër ka reaguar dhe ka thënë se po i vdesin të afërmit, dhe duke i parë ata që po vdesin Maradona nuk është ndonjë gjë. Për më tepër ai shkonte tek komunistët kur kishte halle tek Fidel Castro në Kubë.

Përveçse një reagim mediokër dhe i pështirë i Çlirim Gjatës që ka sjellë një reagim të madh, ky postim tregon dhe diçka tjetër, kompleksin që ka Çlirim Gjata megjithëse është nëj djalë komunisti, apo shërbëtori të diktaturës, të një gjyqtari të asaj kohe që ka dhënë dënime makabre, djali i Rustem Gjatës. Pra, Çlirimi që na tregon me emrin e tij se çfarë origjine ka, përmend për një futbollist të madh edhe sjelljen e tij politike, pra marrëdhënien me Castron apo Kubën, dhe këtë gjykon Çlirimi i Rustem Gjatës, jurisiti ?i famshëm? që na i bë dikur edhe kryetar i KQZ-së dhe me jo pak bëma dhe gjëma u largua me vrap.

Por përtej faktit nga vjen dhe ku shkon Çlirimi , çfarë përfaqëson ai dhe të pamundurit krahasim se çfarë ka qenë dhe do të ngelet në historinë e botës, magjia e Diego Armando Maradonës, ai reagim i tij të bën të mendosh dhe diçka tjetër. Sa e fortë është gara midis ?udhëheqësve? të Republikës së re dhe atyre te Rilindjes për të tilla budalliqe, provokime, ndoshta dhe fyerje që i bëhet publikut, tifozëve, në raste si ky i Maradonës, kur ndjenë dhimbje pasi humbën ikonën e tyre ndërsa Çlirim Gjata, ikonë nga trashëgimia ka diktatorin. Gjithësesi ka një të vërtetë mjaft të bukur, dikur Çlirimi dhe të tijët qanin që vdiste Enver Hoxha ndërsa tifozët shqiptarë dje reagonin me shpirt dhe forcë për humbjen e ikonës dhe mbretit të tyrë të futbollit. Ky krahasim nuk ka nevojë më për sqarime të mëtejshme./CNA.al





Lajmet e fundit nga