web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Ia plasi të qarit” pasi Saimiri nuk e zgjodhi/ Shpërthen ish konkurrentja e Love Story: Tani do më njohin

24 Nëntor 2020, 10:51, Lifestyle CNA

Në episodin e radhës të shoët Love story, princi Saimiri bëri zgjedhjet e tij ku jashtë lojës mbetën 2 vajzat, Klea dhe Juli, të ciat nuk e vazhduan dot rrugëtimin.  Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte Klae e cila shpërtheu në lot pasi nuk u përzgjodh nga Saimiri.

Pas daljes nga spektakli, Klea ka shpërthyer në rrjetet sociale ku me  disa postime në Instastory deklaron se nuk do ndalet dhe tani do e njohin vërtetë se kush është. Ish-konkurrentja shprehet gjithashtu se ajo nuk qau për Saimirin, por për vendimin, sipas saj të padrejtë.

“S’di pse e ndjeva si detyrë t’iu jap një përgjigje të gjithëve në këtë story meqënëse me mesazhe për momentin nuk mundem të kthej. Në rradhë të parëfaleminderit nga zemra të gjithë njerëzve për mbëshetjen, kurajon e çdo fjalë të mirë. Unë nuk qava për djalin, qava për momentet e padrejta që të sjell jeta, por kur je njeri i drejtpërdrejtë dhe i thua gjërat siç janë, kështu është!Njerëzit e mëdhenj guxojnë në jetë, jeta është ulje ngritje dhe pas çdo gjëje të keqe ndodh një gjë e mirë. Shpirtin e madh e mendjen e ndritur do ma njihni shumë shpejt. Prisni surpriza!Njerëzit e mirë sa herë i sprovon Zoti dhe gjithmonë pas shiut del diell! Kush më njeh e di mirë se kush jam ndërsa kush jo marrin vendime të shpejta. Tani do më njohin më mirë se kurrë e do ta kuptojnë që unë nuk ndalem sepse femrat me karakter guxojnë e kurrë nuk ndalojnë!”, shkruan Klea./ CNA.al





Lajmet e fundit nga